Një gjuajtje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur në Pejë.
Kjo pasi që një zyrtarë policor derisa ishte duke ecur, ka parë gëzhoja dhe njolla të gjakut dhe se ka lajmëruar policinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashu tha se policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.
“Rreth orës 14:52 minuta një zyrtar policor, i cili derisa ishte duke ecur në rrugën ‘Bill Clinton’ në afërsi të Spitalit të verbërve ka hasur në disa gëzhoja dhe njolla të gjakut. Zyrtari policor menjëherë ka njoftuar policinë dhe në vend ngjarje kanë dalë njësitet policore, të cilët janë duke u marrë me rastin”, ka thënë ai.