TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dyshohet për shkelje ligji në zgjedhjet në Universitetin e Pejës

Për shkak të dyshimeve për konflikt të interesit, dekani i fakultetit të Biznesit në Pejë ka dërguar rastin për disa profesorë në Agjensionin për Parandalimin e Korrupsionit. Kjo pasi sipas tij disa profesorë, të cilët mbajnë edhe pozita të tjera, janë përzgjedhur si anëtar të Këshillit të fakultetit. Por nga Këshilli Qendror i Zgjedhjeve në Universitetin e Pejës kanë mohuar këto akuza.

by Doresa Geci
3 muaj ago
0 0
A A

Tash e disa javë, në hapësirat e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë janë duke u mbajtur zgjedhjet.

Por kjo garë ka bërë që të ngritën dyshime për shkelje të ligjeve të disa nga anëtarëve në Këshillin e Fakultetit të Biznesit.

Bëhet fjalë për profesorin Bashkim Nurboja i cili është zgjedhur anëtar i Këshillit, por njëkohësisht ushtron detyrën e anëtarit të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Driton Sylqa, i cili është zgjedhur  anëtar i Këshillit të Fakultetit dhe njëkohësisht nënkryetar dhe i njëjti është nënshkrues i vendimit për përbërjen e po të njëjtit Këshill.

Si dhe Suada Ajdarpašić , e cila ushtron detyrën e drejtoreshës së Institutit për Shkencë në Pejë dhe njëkohësisht është edhe anëtare e Këshillit të Fakultetit të Biznesit.

Sipas dekanit të fakultetit të Bizesneve, përzgjedhja e këtyre si anëtarë është shkelje e ligjit në fuqi.

Madje Shabani thotë se për këtë çështje, i është drejtuar edhe Agjencisë kundër Korrupsionit.

“Disa anëtare të Këshillit të Fakultetit të cilët janë përzgjedhur në Këshillin e fakultetit mbajnë edhe sot pozita të larta, ku ligji e thotë qartë se nuk mund të mbajnë dy pozicione të larta menaxheriale në vendet publike. Universitetit “Haxhi Zeka” e ka hartuar një rregullore e cila nuk është në përputhje me statusin e universitetit, me ligjin e punës  si dhe nuk është në përputhje me mbrojtjen e të drejtave të njerit, kështu e kemi dërguar këtë rregullore në Gjyaktën Supreme, kurse sa i përket përzgjedhjes së Këshillit të fakultetit ne iu kemi drejtuar AKK-SË”, tha dekani i Fakultetit të Biznesit, Halit Shabani.

Për secilin nga këto raste, nga Këshilli Qendror i Zgjedhjeve kanë dhënë sqarim për televizionin.

Sipas kryesuesit të KQZ-SË, Mensur Morina, rregullorja e Universitetit ia lejojnë Driton Sylqës të jetë anëtar i Këshillit të fakultetit.

“Neni 11-të lejon që anëtarët e të KQZ-së dhe KFZ-së  mund të aplikojnë, të zgjedhën si anëtar të Këshillit të Fakultetit, nuk kanë asnjë lloj të konfliktit të interesit në bazë të kësaj rregullore, por e kanë të ndaluar të zgjidhen në pozita menaxhuese, siç është dekan senator.. por këta mund të zgjedhen nëse paraprakisht japin dorëheqje”, tha Morina.

E njëjtë thotë edhe për rastin e Bashkim Nurobojes dhe Suada Ajdarpašić.

“Rregullorja e lejon një çështje të tillë nuk e ka bërë ndonjë ndalesë mirëpo nëse kemi të bëjmë me një konflikt interesi unë iu sugjeroj që të drejtohen Agjencionit Kundër Korrupsion, dhe aty mund të merrni përgjigje në rast që ka vendim të tillë ne jemi Këshilli Qendror i zgjedhjeve dhe largojmë nga lista”, tha Morina.

Madje edhe organizatat e studentëve kanë reaguar rreth këtyre zgjedhjeve brenda fakultetit të Biznesit.

“Ne si studentë nuk kemi qasje shumë në këto zgjedhje, por sa i përket mënyrës se si është interpretuar nga anëtarët e tjerë se ata janë zgjedhur në mënyrë të padrejtë atëherë edhe nga studentë vlerësohet e padrejtë dhe në të ardhmen mund të ketë pasoja të ndryshme”, tha anëtari i këshillit nga radhët e studentëve, Ardit Bobaj.

Televizioni ka kontaktuar edhe Nurbojën dhe Sylqën, të cilët kanë mohuar që përzgjedhja e tyre paraqet konflikt interesi.

Derisa tëvë1 ka kërkuar sqarim edhe nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit  nëse këto raste janë bërë në kundërshtim me ligjet, por të njëjtit kanë thënë se janë duke e shqyrtuar çështjen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Elezi: Arrijnë fletëvotimet për votimin e diasporës, të mërkurën nis procesi

Elezi: Arrijnë fletëvotimet për votimin e diasporës, të mërkurën nis procesi

Krerët e Policisë mbajnë takim për implementimin e planit për zgjedhjet lokale

Krerët e Policisë mbajnë takim për implementimin e planit për zgjedhjet lokale

Rubin: S’kemi gjetur asnjë provë lidhur me pretendimet për vrasje nga Thaçi dhe Krasniqi

Rubin: S’kemi gjetur asnjë provë lidhur me pretendimet për vrasje nga Thaçi dhe Krasniqi

Dyshohet se falsifikuan një dokument zyrtar, arrestohen tre persona

Dyshohet se falsifikuan një dokument zyrtar, arrestohen tre persona

Të paktën 37 palestinezë të vrarë në Gaza, ndërsa Izraeli bombardon ndërtesën më të lartë të banimit

Të paktën 37 palestinezë të vrarë në Gaza, ndërsa Izraeli bombardon ndërtesën më të lartë të banimit

​Temperaturat deri në 42 gradë në disa qytete të Shqipërisë

Nga 16 deri më 20 shtator, në Tiranë mbahet Java Kulturore e Arabisë Saudite

Prokuroria i sekuestron 33 banesa e 15 vetura një personi, dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës

Prokuroria i sekuestron 33 banesa e 15 vetura një personi, dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës

Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin e vjeshtës

Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin e vjeshtës

Si ndikon stresi i vazhdueshëm në shëndetin e syve?

Si ndikon stresi i vazhdueshëm në shëndetin e syve?

Çmimet Emmy: Artistët veshin keffiye dhe kërkojnë armëpushim në Gaza

Çmimet Emmy: Artistët veshin keffiye dhe kërkojnë armëpushim në Gaza

Elezi: Arrijnë fletëvotimet për votimin e diasporës, të mërkurën nis procesi

Elezi: Arrijnë fletëvotimet për votimin e diasporës, të mërkurën nis procesi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën