TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dyshime për vepra penale, Prokuroria Speciale dhe Policia kryejnë kontroll në KRU “Gjakova”

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Dyshime për vepra penale, Prokuroria Speciale dhe Policia kryejnë kontroll në KRU “Gjakova”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar të hënën një bastisje në ambientet e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” dhe në shtëpinë e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj kompanie, i cili është i dyshuar për disa vepra penale.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është kryer në bazë të një urdhri të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, si pjesë e një hetimi të iniciuar për dyshime mbi keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe vepra të tjera penale që lidhen me menaxhimin financiar dhe procedurat e prokurimit publik.

“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Speciale, kanë kryer urdhrin e kontrollit në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar për të gjitha dyshimet që janë objekt i hetimit penal,” – thuhet në deklaratën e Prokurorisë Speciale.

Gjatë bastisjes, autoritetet kanë sekuestruar prova materiale – kryesisht dokumente – të cilat, sipas Prokurorisë, do të shërbejnë si prova relevante për rastin.

Ndaj zyrtarit të lartë të kompanisë janë duke u zhvilluar hetime për shkak të dyshimeve mbi këto vepra penale:

  • Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar
  • Falsifikimi i dokumentit zyrtar
  • Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose akcizore
  • Konflikti i interesit
  • Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik

“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,” – përfundon komunikata.

Për momentin, nuk është bërë e ditur nëse janë ndërmarrë masa të tjera si ndalimi apo arrestimi i të dyshuarit. Hetimet janë në vazhdim.

Tags: KRU "Gjakova"Policiaprokuroria special
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon protesta e serbëve, nis qarkullimi i automjeteve në Jarinjë

Përfundon protesta e serbëve, nis qarkullimi i automjeteve në Jarinjë

Rama sot viziton Kosovën

Rama mirëpret Ligjin për të Huajt, bën apel për avancimin e Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE

Departamenti i Filozofisë në UP: Habermas mbrojti publikisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj Serbisë

Departamenti i Filozofisë në UP: Habermas mbrojti publikisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj Serbisë

Protestë e paralajmëruar afër Jarinjës, QKMK apelon për shmangie të qarkullimit

Për shkak të protestës në Serbi bllokohet qarkullimi i veturave në Jarinjë

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën