TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dyshime për punësime të familjarëve në një shkollë në Klinë

Në komunën e Klinës janë ngritur shqetësime për nepotizëm në punësimet që po ndodhin në shumë shkolla të këtij qyteti. Mirëpo akuzat i ka mohuar drejtoria e Arsimit.

by Florijeta Dernjani
8 muaj ago
2 0
A A

Kjo shkollë fillore ka pësuar së fundi ndryshime në staf. (shkolla “Motrat Qiriazi)

Pas një konkursi pune për sekretar shkolle, e para në listën e testit me shkrim dhe me gojë, doli Lirie Gashi.

Gashi është asambleiste në kuvendin komunal të Klinës, si e pavaruar.

Paraprakisht ajo kishte qenë pjesë e Vetëvendosjes, por që me këtë parti i kishte shkëputur, ku kishte votuar për buxhetin komunal, çështje e cila kishte mbetur pezull për një kohë, shkaku i një vote mangu.

Puna si sekretare, burime të televizionet thonë se asaj i ishte premtuar në shkëmbim të votës së saj për buxhetin komunal.

Këto pretendime, Gashi i mohoi duke thënë se për këtë vend të punës ka aplikuar në mënyrë të rregullt.

“Unë kam apliku në mënyrë të rregullt edhe jam juriste e diplomuar. Plotë kandidatë tjerë si unë janë në listë, të gjithë janë secili ma i mirë se tjetri. Unë jam shumë me meritë në atë vend. Tash jam në profesion shumë adekuat. Unë jo njëherë, po shpeshherë kam qenë e para në listë”, ka thënë Gashi.

Në këtë konkurs, e dytë në listë edhe Mirjeta Tredevaj Gashi, e cila është reja e kryesuesit të asamblesë të Kuvendit.

Pasuar nga Burim Berisha, vëllau i drejtorit të financave në komunë të Klinës.

Sipas burimeve të televizionit, edhe këta të dy, bazuar në listën e pritjes, pritet që brenda pak javësh të fillojnë punën në shkolla tjera.

E drejtori i arsimit në Klinë, për këtë konkurs thotë se ka shkuar gjithçka në rregull dhe se të drejtë aplikimi kanë të gjithë.

“Ligji ua mundëson dhe konkurset janë publike, dhe secili ka të drejtë me apliku. Aty vlerësohet prej komisionit dhe zyrës së burimeve njerëzore. Gjithçka është publike, edhe listat qiten në bazë të listës pritëse dhe vazhdojnë kur është një vend i hapur dhe i lirë, atëherë vazhdojnë me listës pritëse, i dyti, i treti në bazë të renditjes së pikëve”, ka thënë drejtori I ardimit në Klinë, Qemajl Sejdia.

Sipas tij, ankesa për këtë konkurs nuk ka pasur fare tek drejtoria që ai udhëheq.

“Veprojmë në bazë të listës pritëse për shkak se tani kemi në fuqi listën pritëse, e cila shpresoj  të na ndihmojë në procese mësimore. Nuk e di që ka ndonjë ankesë, pretendim, së paku nuk ka ardhur tek drejtoria e arsimit”, tha tutje Sejdia.

E nga udhëheqësia e shkollës “Motrat Qiriazi”, nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me shtimin e personelit të fundit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

“Info Nata”- 18.03.2026

“Info Nata”- 18.03.2026

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën