Sulmuesi Paulo Dybala do të jetë pjesë e skuadrës së Romës edhe sezonin e ardhshëm, kanë njoftuar mediumet italiane.
Dybalas i është rinovuar kontrata që i skadonte këtë verë deri në verën e vitit 2026, me pagë vjetore prej 8 milionë eurosh plus bonuset.
Në fakt, argjentinasit i është vazhduar kontrata me automatizëm pasi ka plotësuar numrin e paraqitjeve këtë sezon për t’u bërë një gjë e tillë.
31-vjeçari është pjesë e Romës prej vitit 2022 kur iu bashkua si lojtar i lirë, ndërsa më herët karrierë në Itali ka bërë edhe tek Juventusi e Palermo.
Këtë sezon, Dybala ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 3 asistime në 24 paraqitje për Romën në të gjitha garat.