TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dy vrasje e disa therje brenda javës, pse po ndodhin kaq shumë incidente në Kosovë?

Brenda javës në vend ndodhën dy vrasje në familje. Po ashtu pati edhe disa incidente të tjera, për çka po kërkohet një angazhim më i madh i institucioneve të sigurisë për uljen e numrit të këtyre veprave.

nga Lindrit Zejnullahu
2 muaj më parë
4 0
A A

Një rast tragjik ndodhi të premten në Prishtinë.

Një burrë u gjet i vdekur brenda banesës e bashkëshortja e tij mbeti e plagosur, ku plagët dyshohet se u shkaktuan nga një mjet i mprehtë thikë.

Rast i njëjtë po thuajse ndodhi të martën, ku një burrë kreu vrasje brenda familjes duke e lënë të vdekur vajzën e tij 15-vjeçare, e duke i shkaktuar lëndime tjetrës, 10-vjeç.

Gjatë javës pati edhe disa incidente si therje me thikë e të tjera.

Por, pse po ndodhin kaq shumë raste?

Ish-shefi i hetimeve në Policinë e Kosovës, thotë se janë disa faktorë që ndikojnë në kryerjen e këtyre veprave penale.

“Faktori i familjes, ka shumë familje të ndara, të divorcuara po i shohim sa ka shumë tash edukata e tyre qoftë që janë me njërin prind apo edhe pa dy prind apo janë në mëshirën e kulturës së rrugës dhe më tepër e mësojnë janë të ndikuar nga grupet tjera kriminale që ta marrin mësimin që nuk është për ta adekuat që është mësim i kundërligjshëm, i cili e dëmton rritjen dhe perspektivën e tyre në të ardhmen, pastaj edhe një mori faktorësh edukativ siç janë shkollat”, tha koloneli në pension, Rrahman Sylejmani.

Ai jep edhe disa propozime që sipas tij, do të ndihmonin që të ulej kriminaliteti në vend.

“Qoftë në kuadër të Policimit në bashkësi, qoftë në kuadër të policimit që i kanë nëpër uarte të ndryshme të qytetit si policët e lagjes, ata duhet të jenë shumë më prezent dhe duken nëpër sheshe, vende të ndryshme, ahengje të ndryshme ku ka një numër të madh të të rinjve, qoftë edhe  ndonjë koncert apo diçka tjetër, ndonjë eveniment sportiv apo diçka kulturor, nuk është shumë me rëndësi por duhet të jenë shumë më prezent. Pastaj edhe të komunikojnë me njerëz sepse e kam një bindje që është këputë ajo hallka e komunikimit”, propozon ai.

Edhe ish-zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, kërkon një angazhim më të madh të institucioneve të sigurisë.

“Fokus kryesor duhet me pasë ç’armatosjen e popullatës, sa më pak armë pa leje në duar të qyetarëve probalitetieti për me ndodhë këto lloj incidnente janë më të vogla. Mendoj që duhet të punohet në dy rrafshe duke pasë operacione sistematike policia e vendit dhe duke pasur fushata sensibilizuese për ç’armatosjen e qytetarëve”, tha Selam Shkodra.

Po ashtu, ai shtoi se duhet patur një komunikim edhe më të madh mes qytetarëve dhe Policisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmanaj: Publikimi i emrave të gjyqtarëve nga Murati, sulm i rrezikshëm ndaj drejtësisë

Osmanaj: Publikimi i emrave të gjyqtarëve nga Murati, sulm i rrezikshëm ndaj drejtësisë

Vendimi për Thaçin dhe të tjerët, Behrami: Dita e nesërme, test për drejtësinë ndërkombëtare

Vendimi për Thaçin dhe të tjerët, Behrami: Dita e nesërme, test për drejtësinë ndërkombëtare

Manaj: Qeveria sfidon Gjykatën Supreme, rrezikohet rendi kushtetues në vend

Manaj: Qeveria sfidon Gjykatën Supreme, rrezikohet rendi kushtetues në vend

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Edhe Shkëndija e Tetovës kalon në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Edhe Shkëndija e Tetovës kalon në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Emisioni “Info Nata” 15.07.2025

Emisioni “Info Nata” 15.07.2025

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X