TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dy të vrarë në incidente të ndara në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron shtim të forcave

by teve1
1 muaj ago
1
A A
Dy të vrarë në incidente të ndara në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron shtim të forcave

Një palestinez është vrarë nga forcat izraelite pranë qytetit të Xheninit, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Sipas ushtrisë izraelite, forcat e saj hapën zjarr ndaj palestinezit pranë vendbanimit ilegal Ganim, pasi ai dyshohet se tentoi të kryente një sulm me automjet.

Ushtria izraelite tha se në incident nuk pati viktima apo të lënduar në radhët e forcave të saj.

Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se ekipet e saj mjekësore u penguan nga forcat izraelite që t’i afroheshin të plagosurit.

Në një tjetër incident, në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor, një kolon izraelit u qëllua për vdekje pranë vendbanimit ilegal Halamish.

Sipas policisë, 30-vjeçari u dërgua në spital, por vdiq nga plagët e marra.

Ushtria izraelite tha se sulmuesi kishte qëlluar nga një automjet dhe më pas ishte larguar në këmbë.

Pas një operacioni kërkimi, forcat izraelite thanë se e gjetën të dyshuarin të plagosur në një spital, ku kishte kërkuar trajtim mjekësor, dhe e arrestuan, raporton Al Jazeera.

Pas këtyre incidenteve, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ka urdhëruar ushtrinë dhe agjencitë e sigurisë të shtojnë forcat në zonë, si dhe të kryejnë arrestime dhe operacione offensive në zonë.

Ai poashtu urdhëroi shembjen e shtëpisë së të dyshuarit për sulmin.

Dhuna e kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor është rritur ndjeshëm që nga nisja e luftës në Gaza, me mbi 1,330 sulme të regjistruara nga OKB-ja vetëm gjatë shtatë muajve të parë të vitit.

Grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se kolonët po përdorin gjithnjë e më shumë armë ushtarake dhe veprojnë shpesh nën mbrojtjen e forcave izraelite./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Tensione para Kryeministrisë

Tensione para Kryeministrisë

Mungoi në Davos, Rama: Midis babait dhe vajzës, zgjodha vajzën

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët që nga lufta SHBA-Izrael me Iranin

Irani vendos shtatë kushte për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rifillimin e bisedimeve

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti: Presim që Raporti i Komisionit Evropian të pasqyrojë progresin e arritur

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: PDK duhet të përgjigjet për ndryshim qëndrimesh për Ligjin për Specialen

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën