Dy persona kanë vdekur nga COVID-19 të hënën në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Gjatë 24-orëve nga 35 të testuar, 12 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 8 pacientë janë shëruar.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 204.
Edhe të dielën është regjistruar një i vdekur nga koronavirusi. Ndërsa IKSHPK ka bërë thirrje për vaksinim dhe bartje të maskave në vendet publike./teve1.info/