TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dy të arrestuar në Pejë, keqpërdorën kartelat bankare dhe tërhoqën mjetet nga skema pensionale

by Tëvë1
2 vjet ago
19
A A
Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Policia e Kosovës të premten ka kontrolluar tri lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” si dhe “ Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të banës apo kreditit”.

Sipas njoftimit të policisë, dy persona të dyshuar në këtë rast një femër dhe një mashkull janë arrestuar, pasi që dyshohet se kanë keqpërdorur kartelat bankare të disa personave dhe ua kanë tërhequr mjetet e përfituara nga skema pensionale.

“Policia e Kosovës hetimet për këtë rast i kishte filluar nga muaji korrik të vitit të kaluar me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me ç’rast janë aplikuar masat e veçanta të hetimit si dhe ka bërë grumbullimin e informatave të nevojshme, duke bashkëpunuar edhe me institucione tjera sipas kompetencës, përmes të cilave është arritur të sigurohen dëshmi të arsyeshme për veprat panele të cekura më lart. Dy (2) persona të dyshuar në këtë rast, një femër dhe një mashkull kosovarë, dyshohet se me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete kanë keqpërdorur kartelat bankare të disa personave dhe ua kanë tërhequr mjetet e përfituara nga skema pensionale. Tërheqja e parave dyshohet se ka ndodhur në vazhdimësi për disa muaj”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të lokacioneve, policia ka gjetur dhe sekuestruar gjashtë kartela bankare në emër të personave të tjerë, një telefon, si dhe një dokumentacion me rëndësi për procedurat hetimore.

Po ashtu, sipas policisë janë gjetur edhe dy armë zjarri, një AK-47 dhe një armë e shkurtër.

“Gjatë kontrollit të lokacioneve janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi si në vijim: gjashtë (6) kartela bankare në emër të personave të tjerë, një (1) telefon, dokumentacion me rëndësi për procedurat hetimore.  Gjithashtu janë gjetur dy armë zjarri, një AK-47 dhe një armë e shkurtër për të cilat pas konsultimit me prokurorin e rastit është iniciuar rast i veçantë. Personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri 48 orë”, thuhet ndër të tjera./teve1.info/

Share3Tweet2

Postime të ngjashme

Ambasada britanike i bën thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës

Ambasada britanike i bën thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës

KQZ mban sot mbledhjen e radhës, shqyrtohet përbërja e KKZ-ve dhe plani informues për zgjedhjet lokale

KQZ mban mbledhje sot, ky është rendi i ditës

Sulmohet fizikisht roja e pyllit në Shtime gjatë kryerjes së detyrës

Sulmohet fizikisht roja e pyllit në Shtime gjatë kryerjes së detyrës

Rasti “Banjska”, sot seancën e radhës

Tri vjet nga sulmi në Banjskë, Radoiçiqi endet i lirë nëpër Serbi

​Kurti në trevjetorin e rënies së Afrim Bunjakut: S’do heqim dorë, të gjithë do marrin dënimin e merituar

​Kurti në trevjetorin e rënies së Afrim Bunjakut: S’do heqim dorë, të gjithë do marrin dënimin e merituar

​Sot shënohet 3-vjetori i rënies së Afrim Bunjakut, vendoset gurthemeli i obeliskut në Banjskë

​Sot shënohet 3-vjetori i rënies së Afrim Bunjakut, vendoset gurthemeli i obeliskut në Banjskë

Moti sot në Kosovë

​Parashikimi i motit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën