Kjo për të mbajtur gjallë arsimin shqip edhe gjatë kohës së okupimit serb.
Rreth 200 fëmijë ndoqën mësimin në këto shtëpi-shkolla.
Hevzi Azizi, pronari i njërës shtëpi, edhe sot e kujton kohën kur me krenari “shtëpia e tij u bë shkollë”.
“Rastësisht dola në fshat edhe i kom dëgju që nuk po i lejojnë fëmijët në shkollë të fshatit, dhe ju thash që i kam dy shtëpi nuk janë të rregulluara mirë, por mundem më i ngjyros, i kam kry krejt me material, krejt rinia e fshatit kanë ardhë i kemi ly shtëpitë dhe për një jave ka fillu mësimi..”,ka thënë ai.
Tutje ai tha se forcat paramilitare serbe, ua dogjën dy shtëpitë, vetëm pse ato shërbyen si shkollë.
Kanë ardhë në 12 të ditës i kanë kallë shtëpitë vetëm pse kanë shërby si shkolla…
Sikurse këto dy shtëpi në këtë fshat, në vend ka edhe të tjera që shërbyen për qëllime të njëjta rreth arsimit në vend.
Kronika e realizuar nga Lendrina Kodrolli