TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dy qytetarë e pësojnë në Ujman, mungon sinjalistika

Së fundmi, dy qytetarë e kanë pësuar nga kërcimi në ujë nga e njëjta urë në Liqenin e Ujmanit. Njëri pësoi lëndime të rënda e tjetri humbi jetën. Pavarësisht kësaj, në këtë urë mungojnë shenjat e rrezikshmërisë dhe ndalimit të kërcimit. Policia e Kosovës thonë se kompetent për vendosjen e tyre është ndërmarrja e Ibër-Lepencit. Këta të fundit thotë se duhet të ketë koordinim.

by Fidan Zejnullahu
12 muaj ago
1 0
A A

Është nga urat më të larta në Liqenin e Ujmanit.

E së fundmi, kërcimi nga kjo urë i kushtoi rëndë dy qytetarëve.

Në vitin 2024, një person u lëndua rëndë teksa kërceu nga kjo urë.

Por, më së keqi e pësoi të dielën një mërgimtar nga Suedia.

Ky i fundit pas kërcimit nga ura, nuk arriti të dalë më mbi sipërfaqen e ujit.

Pavarësisht kësaj, këtu nuk shihet asnjë shenjë që e ndalon kërcimin.

“Kemi biseduar me zyrtarët e Ibër-Lepencit dhe ta dimë a janë kompetent për vendosjen e sinjalistikës apo Komuna e Zubin Potokut. Unë e konsideroj që Ibër-Lepenci duhet ta kryej këtë punë që ta vendos sinjalisitkën”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani për Tëvë1.

Por, kryeshefi i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka thotë se nuk është kompetencë e ndërmarrjes që të vendosë për shenjat në rrugë.

“Nuk ka pasur shenja. Ato normalisht duhet të koordinohen, unë nuk vendosi shenja. Duhet me u thirr në ndonjë ligj që të vendosen shenja. Sa i përket infrastrukturës, sa i përket Ibër Lepencit në digë, në kanal edhe në central shenjat janë. Tash unë nuk mund të vendosi shenja nëpër ura, nëpër krejt autostradën që kalon ka liqeni… Unë nuk mund t’i vendosi vet këto gjëra, normalisht që duhet të kemi koordinim jo vetëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sepse këtu ngërthehen shumë gjëra. Është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është liqeni. Ende statusi i liqenit nuk është i definuar a është uji për pije, sepse uji i liqenit të Ujmanit përdoret për pije. I ka disa kufizime të caktuara, është pak një operacion që kërkon ndërthurje të shumë ministrive”, ka thënë Mujka.

Jetike vendosjen e shenjave në vendet e tilla me rrezikshmëri të lartë, e konsiderojnë në Shoqatën e Kosovës për Kërkim – Shpëtim.

“Besoj që duhet të ketë paralajmërime të rrezikshmërisë, sepse në vende të tilla nëse nuk ka shenja të rrezikshmërisë, është njëjtë si në komunikacion të mos ketë shenja, atëherë vozitja do të ishte e çmendur”, ka thënë Mentor Maloku.

Ai tregon se sa janë të rrezikshme kërcimet në ujë nga lartësitë e tilla.

“Kërcimet e tilla janë të barabarta me vdekjen për shkak se këto kërcime janë për profesionist, madje edhe profesionistët vdesin në raste të tilla. Shembull, e kemi pasur kërcyesin profesionist që ka vdekur në Urën e Mostarit në Sarajevë. Uji në liqene është me shtresa, në fillim është i nxehtë por më poshtë është shtresa e ftohtë e ujit”, shprehet ai.

Të mërkurën edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar llogari institucionale për vdekjen tragjike të mërgimtarit në Ujman.

Varrimi i këtij të fundit, është bërë mesditën e së mërkurës në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

 

 

 

Tags: mungesa e sinjalistikaveTeve1Ujman
ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV mbetet e hapur për marrëveshje me partitë, pas pezullimit të bisedimeve nga LDK-ja

LVV mbetet e hapur për marrëveshje me partitë, pas pezullimit të bisedimeve nga LDK-ja

I shkaktuan dëm prej 18 mijë euro komunës së Prizrenit, aktakuzë ndaj dy personave

Aktakuzë ndaj I.K. për një postim në Facebook, dyshohet se nxiti mosdurim ndërmjet grupeve fetare

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin zviceran, e falënderon për kontributin në forcimin e partneritetit me Kosovën

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin zviceran, e falënderon për kontributin në forcimin e partneritetit me Kosovën

Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua një javë më parë në vendin e punës në Obiliq

Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua një javë më parë në vendin e punës në Obiliq

Tifozi i “çmendur” me fanellën e Messit futet mes turmës dhe provokon tifozët e Anglisë

Tifozi i “çmendur” me fanellën e Messit futet mes turmës dhe provokon tifozët e Anglisë

Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Zyrtare: FC Prishtina e transferon lojtarin që shkëlqeu edicionin e kaluar te Malisheva

Zyrtare: FC Prishtina e transferon lojtarin që shkëlqeu edicionin e kaluar te Malisheva

Kalojnë rrugën mespërmes autostradës, policia gjobit këmbësorët

Kalojnë rrugën mespërmes autostradës, policia gjobit këmbësorët

KB Peja e mëson kundërshtarin në FIBA Europe Cup

KB Peja e mëson kundërshtarin në FIBA Europe Cup

Deklarata e ministres serbe, Balla nga Kuvendi: Reagimi i qeverisë shqiptare ishte në kohë

Deklarata e ministres serbe, Balla nga Kuvendi: Reagimi i qeverisë shqiptare ishte në kohë

Zyrtare: Dallku largohet nga Vushtrria

Zyrtare: Dallku largohet nga Vushtrria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën