TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dy projektligjet për energjinë nuk arrijnë të futen në rendin e ditës në seancën e Kuvendit

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Dy projektligjet për energjinë nuk arrijnë të futen në rendin e ditës në seancën e Kuvendit

Dy projektligjet, ai për Energjinë dhe ai për Energjinë Elektrike, nuk kanë arritur të përfshihen në rendin e ditës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, pasi mocionet për ndryshimin e agjendës nuk morën votat e nevojshme të deputetëve.

Projektligji për Energjinë mori 63 vota për dhe 47 kundër, ndërsa ai për Energjinë Elektrike mori 63 vota për dhe 51 kundër, duke mos e kaluar pragun e kërkuar për futje në rend dite.

Para votimit, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli deklaroi se projektligjet kanë kaluar konsultimet publike më shumë se 16 muaj më parë dhe sipas saj ka pasur kohë të mjaftueshme për analizim dhe shqyrtim.

Ajo paralajmëroi se mosmiratimi i tyre mund t’i kushtojë Kosovës humbjen e rreth 9 milionë eurove nga Plani i Rritjes, duke theksuar se këto ligje janë kusht për përfitimin e mjeteve dhe duhet të miratohen brenda afateve të përcaktuara.

Rizvanolli shtoi se vonesat mund të vështirësojnë edhe menaxhimin e krizave të mundshme energjetike në të ardhmen.

Në seancë, ministrja mbrojti ndryshimet e propozuara duke thënë se ato janë në përputhje me direktivat evropiane dhe përmirësojnë kornizën ligjore të sektorit energjetik, ndërsa kritikoi pretendimet për dëmtim të sistemit.

Nga ana tjetër, kryetari i Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës e ka akuzuar Qeverinë për vonesë në procedimin e ligjeve, duke theksuar se, sipas tij, procesi është dashur të nisë më herët dhe jo në mënyrë të përshpejtuar në këtë fazë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë në Kaçanik

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë në Kaçanik

Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë

Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë

Protestuesit rrëzojnë dronin përcjellës në Tiranë                                   

Protestuesit rrëzojnë dronin përcjellës në Tiranë                                   

IKKL kërkon në arkivat e Shqipërisë dokumente të reja për krimet e Serbisë në Kosovë

Manchester United pëson tjetër humbje të rëndë, mposhtet 4:0 nga Brentfordi

Manchester United pëson tjetër humbje të rëndë, mposhtet 4:0 nga Brentfordi

Protestuesit rrëzojnë dronin përcjellës në Tiranë                                   

Protestuesit rrëzojnë dronin përcjellës në Tiranë                                   

Bayerni ndalet nga Hamburgu, barazon pa gola

Bayerni ndalet nga Hamburgu, barazon pa gola

IKKL kërkon në arkivat e Shqipërisë dokumente të reja për krimet e Serbisë në Kosovë

IKKL kërkon në arkivat e Shqipërisë dokumente të reja për krimet e Serbisë në Kosovë

Kurti në Prekaz: Kruja, Vlora dhe Drenica, trashëgimia e lavdishme historike e 28 Nëntorit

Kurti në Prekaz: Kruja, Vlora dhe Drenica, trashëgimia e lavdishme historike e 28 Nëntorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën