TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dy persona shoqërohen në polici pas vendosjes së flamujve në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan

by teve1
1 muaj ago
1
A A
Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe shoqëruar në polici dy persona nga Komuna e Lipjanit, në lidhje me rastin e vendosjes së dy flamujve në rrethojën e kishës ortodokse në këtë komunë.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 10 gusht, rreth orës 21:00, nga përgjegjësi i kishës, i cili ka njoftuar se në rrethojën e objektit ishin vendosur dy flamuj – njëri me mbishkrimin “UÇK” dhe tjetri i Shqipërisë.

Njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe kanë identifikuar e shoqëruar në Stacionin Policor në Lipjan personin me inicialet D. M.

Policia ka bërë të ditur se gjatë trajtimit nga Njësia e Hetimeve, personi ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit, me 0.61 promilë.

Si pjesë e vazhdimit të hetimeve, më 11 gusht në polici është shoqëruar edhe personi me inicialet E. M., po ashtu nga Komuna e Lipjanit.

Ndaj tij, sipas Policisë, kanë vazhduar procedurat e mëtejshme policore.

Për rastin janë njoftuar prokurorët kujdestarë të Departamentit Special dhe Departamentit të Përgjithshëm. Me udhëzimin e tyre, rasti është proceduar me Shënim Zyrtar.

Policia e Kosovës ka theksuar se, në kuadër të Strategjisë së Integruar të Policisë së Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policisë në Bashkësi, ka dosje të veçanta për objektet e trashëgimisë kulturore fetare, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të incidenteve.

“Nga Policia e Kosovës sigurohen 24 objekte të trashëgimisë kulturore me prezencë policore 24/7, si dhe objekte të tjera ndaj të cilave ofrohet siguri përmes njësive policore patrulluese, sipas zonave të përgjegjësisë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore fetare”, thuhet në njoftim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një grua e vdekur dhe një person i plagosur me armë zjarri në Malishevë

Gjendet pa shenja jete një foshnje në Prizren

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Ndërron jetë një person në Pejë, ishte duke marrë trajtim mjekësor

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të përkohshme

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të përkohshme

Policia gjen pistoletë dhe fishekë në një veturë në Çagllavicë

Ndalohen dy persona, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

Basketboll, shtyhet finalja e Superkupës së Kosovës

Basketboll, shtyhet finalja e Superkupës së Kosovës

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të përkohshme

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të përkohshme

Policia gjen pistoletë dhe fishekë në një veturë në Çagllavicë

Ndalohen dy persona, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se sulmoi një person

Dy persona dyshohen për posedim të narkotikëve në Fushë Kosovë, njëri arrestohet, tjetri në kërkim policor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën