TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dy majorë të FSK-së diplomojnë në Akademinë e Mbrojtjes në Britani

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Dy majorë të FSK-së diplomojnë në Akademinë e Mbrojtjes në Britani

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se investimi në zhvillimin profesional të kuadrit ushtarak vazhdon të jetë një nga prioritetet strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes, me synim ndërtimin e një ushtrie moderne, profesionale dhe plotësisht të ndërveprueshme me aleatët.

Ai ka njoftuar se major Afrim Xhelili dhe major Besnik Thaqi kanë përfunduar me sukses Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit (Advanced Command and Staff Course – ACSC) në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa njëkohësisht kanë fituar edhe titullin Master në Studimet e Mbrojtjes nga King’s College në Londër.

Sipas Maqedoncit, kjo arritje pasqyron nivelin e lartë profesional të kuadrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe dëshmon për përkushtimin institucional në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

“Ky program prestigjioz përgatit oficerët për udhëheqje në nivel operacional dhe strategjik, planifikim të operacioneve komplekse dhe bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Pjesëmarrja e oficerëve tanë përkrah mbi 240 pjesëmarrësve nga Britania e Madhe dhe 47 shteteve të tjera është dëshmi e nivelit të lartë profesional që po arrin Forca e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

Në fund, ministri në detyrë uroi major Xhelilin dhe major Thaqin për suksesin e arritur, duke vlerësuar se ky është një kontribut i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së dhe në avancimin e mbrojtjes së Republikës së Kosovës./teve1.info/

Tags: Akademi e Mbrojtjes ne BritanidiplomimFSKmajoreTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vjosa Osmani kandidate për kreun e LDK-së? Flet Naser Rugova

Vjosa Osmani kandidate për kreun e LDK-së? Flet Naser Rugova

Franca kërkon llogaridhënie për Banjskën dhe zbatimin e marrëveshjeve

Franca kërkon llogaridhënie për Banjskën dhe zbatimin e marrëveshjeve

Letonia kërkon llogaridhënie për Banjskën e mbështet rishikimin e UNMIK-ut

Letonia kërkon llogaridhënie për Banjskën e mbështet rishikimin e UNMIK-ut

SHBA-ja në OKB: Trump dëshiron paqe, Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje

Rugova: Përparim Rama ka peshë të madhe brenda LDK-së, po bën opozitë edhe pa qenë në Kuvend

Rugova: Përparim Rama ka peshë të madhe brenda LDK-së, po bën opozitë edhe pa qenë në Kuvend

Partitë shqiptare të Luginës bashkohen në fushatë për përfaqësim më të fuqishëm

Partitë shqiptare të Luginës bashkohen në fushatë për përfaqësim më të fuqishëm

Britania i kërkon Serbisë të dorëzojë përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin

Britania i kërkon Serbisë të dorëzojë përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën