TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dy ish-ushtarët e UÇK-së përballen në gjykatë me dy serbët e akuzuar për krime lufte

Dy ish-ushtarët e UÇK-së, Abit Mustafa dhe Rrahim Tahiri, kanë dëshmuar sot në gjykimin për krime lufte në fshatrat e Vushtrrisë, ku të akuzuar janë Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq, asokohe pjesëtarë të policisë serbe. Dy veteranët e luftës, rrëfyen për disa prej krimeve makabre.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
1 0
A A

Bashkë ishin në luftë si ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.

E bashkë u paraqitën edhe të martën në gjykatore.

Abit Mustafa dhe Rrahim Tahiri, dëshmuan për tmerret e luftës në fshatrat e Vushtrrisë.

Në gjyqin ndaj Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq, u dëshmua se si ishte vrarë një fëmijë rrugës për në shkollë.

“Ne e kemi pasë një nxënës, i cili është vrarë më 22 shtator. Ai ishte rrugës duke ardhë në shkollë, kur kanë filluar bombardimet dhe ai gjatë rrugës për në shkollë është vrarë. Është vrarë nga forcat serbe”, ka thënë Mustafa.

Torturave e keqtrajtimeve, sipas dëshmitarit Tahiri, nuk i kishin shpëtuar asnjë shtëpi.

“Nuk ka familje, nuk ka shtëpi, pa u kon dy ose tre që i kanë marrë në fshatin Prolluzhë, ku ka qenë stacioni policor. Iu kërkojshin armatim, sa me i shti me i rreh. Kemi edhe tre persona që si pasojë e keqtrajtimeve në këtë stacion që edhe kanë vdekë prej qatij dajaku”, ka thënë Tahiri.

Përkundër vrasjeve, dëme të shumta u ishin shkaktuar edhe shtëpive e hambarëve të banorëve të fshatrave të Vushtrrisë.

“Jo vetëm fshati Strofc, por edhe fshatrat përreth, asnjë kulm nuk ka mbetë nëpër shtëpië, të gjitha kanë qenë të shkatërruara. Përveç shtëpive, janë vrarë të gjitha shtazët shtëpiake, janë djegë hambarët me grurë.”, është shprehur tutje Mustafa.

Tahiri, tregon se në krye të këtyre vemeve e kishin identifikuar Zoran Kostiq.

“Gjatë qatij vëzhgimi unë e kam njoft Zoranin, që është duke u përgatitë me popullatë, duke i rë popullatës, edhe çdo krim, çdo sen që është bërë në pesë fshatra, Zorani nuk ka vend që s’ka marrë pjesë.”, ka theksuar tutje Tahiri

Para trupit gjykues, u dëshmua edhe veshja e Kostiq që kishte mbajtur gjatë luftës.

“Setrën e ka pasë të ushtrisë, e poshtë ka qenë civil. Gjithmonë kanë thanë se udhëheqës i asaj fushate, ka qenë Zoran Kostiq.”, ka përfunduar Mustafa.

Kostiq e Miloviq, akuzohen se gjatë luftës si pjesëtarë të policisë serbe, kishin vrarë, maltretuar, plaçkitur e shkatërruar shtëpitë nëpër fshatrat e komunës së Vushtrrisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tentim vrasje në Gjakovë, arrestohen tre persona

15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, ngrihet aktakuzë

Sot seanca për vrasjen e Diana Kastratit

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Mjegull në mëngjes, vranësira e diell gjatë ditës

Murtezaj: Kosova e meriton avancimin në rrugën drejt integrimit evropian, por krizat politike po e pengojnë

Wenger, kandidati i UEFA-s për ta sfiduar Infantinon në garën për president të FIFA-s

Wenger, kandidati i UEFA-s për ta sfiduar Infantinon në garën për president të FIFA-s

15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, ngrihet aktakuzë

Sot seanca për vrasjen e Diana Kastratit

Në Abu Dhabi sot pritet të nisin negociatat ndërmjet përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe ukrainas

Në Abu Dhabi sot pritet të nisin negociatat ndërmjet përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe ukrainas

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Mjegull në mëngjes, vranësira e diell gjatë ditës

Murtezaj: Kosova e meriton avancimin në rrugën drejt integrimit evropian, por krizat politike po e pengojnë

Murtezaj: Kosova e meriton avancimin në rrugën drejt integrimit evropian, por krizat politike po e pengojnë

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, u godit nga rryma gjatë riparimit të defektit

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, u godit nga rryma gjatë riparimit të defektit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën