TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dy ish – policët serbë mohojnë akzuat për vrasjen e 250 shqiptarëve

Në cilësinë e kryeshefit të stacionit policor të Istogut, Momir Pantiq, bashkë me policin e asaj kohe, Zharko Zariq, dyshohet se morën pjesë në vrasjen e 250 civilëve shqiptar gjatë luftës, plagosjen dhe maltretimin e qindra të tjerëve, si dhe për djegien e shtëpive. Pantiq dhe Zariq i mohuan sot këto akuza, duke thënë asokohe shpëtuan shumë shqiptarë.

by Florijeta Dernjani
9 muaj ago
0 0
A A

Akuzohet se janë përgjegjës për vrasjen e 250 civilëve shqiptarë, në luftën e fundit në Kosovë.

26 pas, Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, duarlidhur janë sjellur në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ata po ballafaqohen me drejtësinë, pas aktakuzës së ngritur nga prokurori i Prokurorisë Speciale, Ilir Morina.

“U vranë mbi 250 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, u dogjën dhe u shkatërruan rreth pesë mijë shtëpi të shqiptarëve të Kosovës, e u dëbuan me forcë mijëra civilë nën kërcënimin e vdekjes. Dy të pandehurit që qëndrojnë këtu në sallë, Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, akuzohen për udhëheqjen dhe pjesëmarrjen aktive në një fushatë terrori kundër popullsisë shqiptare”, tha prokurori special, Ilir Morina.

Në kohën e luftës, Momir Pantiq ishte kryeshef i stacionit të Policisë në Istog, kurse Zharko Zariq ishte zyrtar policor.

“Këta së bashku, zbatuan një fushatë të tmerrshme të vrasjeve të qëllimshme, rrahjeve, arrestimeve arbitrare dhe dëbimeve me forcë”, tha Morina.

Krimet, Pantiq dhe Zariq akuzohen se i kryen kryesisht në qytetin e Istogut, dhe në fshatrat përreth.

Një prej krimeve më të rënda, ndodhi më në marsin e vitit 1999, në fshatin Padalishtë.

Sipas aktakuzës, forcat policore dhe ushtarake serbe të Stacionit Policor të Istogut, të udhëhequr nga Momir Pantiq, rrethuan fshatin, dhe nisën granatimin nga distanca, duke shkatërruar shtëpi dhe duke vrarë shumë civil.

Përkundër shumë provave dhe dëshmive që janë pjesë e aktakuzës voluminoze, Pantiq dhe Zariq nuk e pranuan fajësinë.

Madje thanë, se gjatë luftës shpëtuan shqiptarë.

“Nuk e pranoj fajësinë, sepse nuk jam as pjesëmarrës e as bashkëpjesëmarrës”, tha i akzuari Zharko Zariq.

“Moralisht por edhe penalisht, unë jam përgjegjës që i kam shpëtuar mijëra shqiptarë në vitet 98-99. Gjatë kohës së luftës kam pasur mosmarrëveshje me kryetarin e komunës dhe një pjesë të ushtrisë, sepse i kam shpëtuar 250 shqiptarë. Unë kam shumë miq shqiptarë me të cilët jam rritur. Mua nuk më vjen marrë të them se jam kumbarë i familjes së Ibrahim Rugovës”, u shpreh Momir Pantiq i akuzuar.

Edhe avokati i Pantiq, tha se klienti i tij u shkarkua nga pozita e kryeshefit të stacionit policor në Istog.

“Ai ka refuzuar që ta zbatojë urdhërin e shtabit të mbrojtjes civile në Istog dhe kryetarit të komunës, sipas të cilit është dashur që ta pastrojë terenin, në Cërcë, Lubozhdë dhe Vrellë. Ne të gjithë e dijmë se çfarë do të thotë pastrimi i terenit. Krime. T’i dëbojnë ose t’i vrasin. Pantiq këtë e ka refuzuar, për këtë shkak është shkarkuar po atë ditë”, tha ai.

Në këtë proces gjyqësor, prokuroria ka propozuar dëgjimin e 169 dëshmitarëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Presidenti duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo partive – PDK nuk do ta votojë Vjosa Osmanin

Haxhiu: Presidenti duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo partive – PDK nuk do ta votojë Vjosa Osmanin

Haxhiu për vjedhjen e votave: Hajnia s’ka asnjë arsyetim, duart nuk futen në kuti, u devijua vullneti i qytetarëve

Haxhiu për vjedhjen e votave: Hajnia s’ka asnjë arsyetim, duart nuk futen në kuti, u devijua vullneti i qytetarëve

Haxhiu kritikon refuzimin e ankesave në PZAP: Shërbim për pushtetin, s’e trajtoi çështjen thelbësisht

Haxhiu kritikon refuzimin e ankesave në PZAP: Shërbim për pushtetin, s’e trajtoi çështjen thelbësisht

Emisioni “Info Nata” 03.02.2026

Barcelona avancon në gjysmëfinale të Kupës

Barcelona avancon në gjysmëfinale të Kupës

Emisioni “Info Nata” 03.02.2026

Emisioni “Info Nata” 03.02.2026

Arsenali kalon në finalen e Kupës së Ligës

Arsenali kalon në finalen e Kupës së Ligës

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën