TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

DW: Racizmi shkakton sëmundje, emigrantët përjetojnë çdo ditë agresion

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
DW: Racizmi shkakton sëmundje, emigrantët përjetojnë çdo ditë agresion

Njerëzit me një sfond migrimi përjetojnë shikime të pakëndshme, goditje dhe agresion pothuajse çdo ditë. Pasojat e një diskriminimi të tillë racist mund të jenë të rënda.

Meryam Schouler-Ocak e përjetoi vetë – së fundi në një tren në Gjermani isha ulur përballë dy zonjave të moshuara, të cilat më shikonin nga koka te këmbët gjatë gjithë kohës. Ajo fillimisht mendonte se ka diçka të pazakonshme në trupin e saj, apo në veshje. Por nuk kishte një gjë të tillë. Ajo thjesht ka flokë krejtësisht të zeza dhe është me origjinë turke.

Schouler-Ocak i quan këto forma të diskriminimit racist si “mikroagresion”. “Shumë njerëz me sfond migrimi, me lëkurë apo flokë të errëta, e përjetojnë këtë lloj diskriminimi pothuajse çdo ditë,” thotë profesorja e psikiatrisë ndërkulturore dhe specialiste e psikiatrisë, psikoterapisë dhe neurologjisë në Charité, klinika Universitare në Spitalet e St. Hedwig në Berlin. Vështrime përbuzëse, fjalë të ulëta poshtruese dhe ofendime – diskriminimet raciste të këtij lloji akumulohen dhe mund të shkaktojnë sëmundje. “Mund të zhvillohet edhe në çrregullim post-traumatik dhe sëmundje të tjera psiqike”, thotë Schouler-Ocak.

Depresioni dhe frika nga racizmi

Ashtu si çdo formë tjetër diskriminimi – qoftë seksizëm apo antisemitizëm -racizmi synon të ofendojë një person. Në rastin e racizmit, njerëzit nënçmohen ose izolohen bazuar në origjinën e tyre, ngjyrën e lëkurës ose karakteristika të tjera të përgjithshme.

Të prekurit e përjetojnë këtë jo vetëm në formën e nënçmimit por edhe me sjellje agresive. I ashtuquajturi racizëm strukturor dhe institucional diskriminon njerëzit, për shembull, kur kërkojnë një apartament ose në tregun e punës. Ata që kanë lëkurë të errët, mbajnë shami ose kanë një emër të huaj kanë shanse më të këqija, thotë Schouler-Ocak. Fyerjet e përjetuara vazhdimisht nuk mbeten pa pasoja për të prekurit. “Diskriminimi racist ka një efekt të rëndësishëm në shëndet”, thotë ekspertja Meryam Schouler-Ocak. Personat që përjetojnë këtë lloj diskriminimi kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundje mendore sesa njerëzit që nuk kanë përvoja të tilla. Ankthi, depresioni, çrregullimet post-traumatike, varësia ose psikoza – rreziku i sëmundjeve të tilla rritet. Arsyeja është fakti se diskriminimi racist ndikon në aktivitetin e trurit, thotë Schouler-Ocak. “Ka çrregullime në zona të caktuara të trurit, si dhe në sëmundjet psqike.”

Rreziku i lartë i sëmundjeve

Rreziku është veçanërisht i lartë për ata njerëz që, për shembull, pasi ikin nga vendlindja, përfundojnë në ndonjë strehim kolektiv, thotë ajo. Krahas traumës së ikjes dhe ndarjes nga familja dhe miqtë, ka dhe faktorë të tjerë stresues: mungesa e punës, mungesa e sferës private dhe përvojat e ndryshme të diskriminimit. “Ngjarje të tilla që pasojnë një arratisje kanë një efekt kumulativ,” thotë Schouler-Ocak. Sa më shumë përvoja të tilla, aq më keq.

Psikiatrja beson se shpeshtësia dhe shtrirja e sëmundjeve mendore përgjithësisht nënvlerësohen. Në rastin e personave të arratisur, problemi është edhe më i madh, thotë ajo. Në të njëjtën kohë, sëmundja mendore rrallë vjen vetëm. Stresi që njerëzit përjetojnë si rezultat i diskriminimit racor mund të shkaktojë edhe shumë probleme fizike: presioni i lartë i gjakut dhe obeziteti janë simptoma të zakonshme, thotë Schouler-Ocak. Mund të pasojnë diabeti dhe sëmundjet e zemrës dhe të sistemit të qarkullimit të gjakut. “Gratë shtatzëna kanë rrezik më të lartë për të lindur fëmijë para kohe, me nënpeshë”, thotë ajo për pasojat e diskriminimit racist.

Rritja e vdekshmërisë për shkak të diskriminimit

E gjitha kjo çon në rritjen e vdekshmërisë së personave të prekur, siç tregohet nga një studim aktual në revistën profesionale Lancet Psychiatry. Shkencëtarët kanë hetuar se si racizmi ndikon në shëndetin psikologjik të njerëzve me lëkurë të errët në SHBA. Megjithëse sasia e të dhënave të mbledhura është relativisht e vogël, ka tregues se diskriminimi racist nuk ndikon negativisht vetëm në shëndetin e të prekurve drejtpërdrejt, por edhe në shëndetin e fëmijëve dhe pasardhësve të tyre. Epigjenetika merret me këtë fushë të ndikimit të faktorëve mjedisorë në aktivitetin e gjeneve.

“Racizmi dhe strukturat raciste janë zhvilluar gjatë historisë dhe për këtë arsye janë të integruara ngushtë në shoqëri,” thotë Schouler-Ocak. Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International thotë, “U pëlqen apo jo, shumica e njerëzve të bardhë veprojnë në mënyrë raciste çdo ditë.” Kjo është arsyeja pse ai mendon se është e rëndësishme të jesh i vetëdijshëm për format e ndryshme të racizmit në mënyrë që sjellja dhe gjuha të mund të përshtaten në përputhje me rrethanat./DW

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama përsëritë thirrjen për dialog

Rama përsëritë thirrjen për dialog

​Dita e 20-të e protestës, nis marshi drejt Kryeministrisë në Tiranë

​Dita e 20-të e protestës, nis marshi drejt Kryeministrisë në Tiranë

Arrestohet një nga oficerët më të fuqishëm të policisë në Serbi

Arrestohet një nga oficerët më të fuqishëm të policisë në Serbi

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

“Janë dëgjua zhurmë të mëdha të armëve” dëshmon bashkëshortja e pronarit të lokalit ku ndodhi përleshja “Capat”- “Sekiraqa”

“Janë dëgjua zhurmë të mëdha të armëve” dëshmon bashkëshortja e pronarit të lokalit ku ndodhi përleshja “Capat”- “Sekiraqa”

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Xhaka pranon krizën e Sunderlandit

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

Zhegrova sërish me ndikim te Juventusi

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

​Zulfaj: Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Kërkohet paraburgim për drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, i dyshuar për dhunë në familje

U.D Kryeprokurorja e Pejës kërkon më shumë përkushtim nga prokurorët, me theks te rastet gjatë kujdestarive

U.D Kryeprokurorja e Pejës kërkon më shumë përkushtim nga prokurorët, me theks te rastet gjatë kujdestarive

Gjykimi për krime lufte ndaj Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, dëshmon Bekim Blakaj

Gjykimi për krime lufte ndaj Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, dëshmon Bekim Blakaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën