TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dushi: Në Banjskë kemi pas kujdesin edhe ndaj banorëve, sulmuesit kanë marrë atë që kanë merituar

nga tëvë1
2 muaj më parë
2
A A
Dushi: Në Banjskë kemi pas kujdesin edhe ndaj banorëve, sulmuesit kanë marrë atë që kanë merituar

Sedat Dushi pjesëtar i Policisë së Kosovës ka dëshmuar për sulimin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku rreshteri Afrim Bunjaku kishte mbetur i vrarë.
Ai ka thënë se pas marrjes së informacionit për bllokim të rrugës së fshatit janë nisur për në vendngjarje ku janë përballë me sulme.

“Kur kemi arritur aty kemi parë një ndriçim të fortë. I kemi parku veturat rrugës, derisa fshati ishte në errësirë. Duke parë situatën dhe atë ndriçim të fortë që ishte, kolegu Elezi thote të shpërndahemi pasi diçka nuk është në rregull. Atëherë rreshteri ka thënë që të shpërndahemi. Unë kam vazhduar për kah njëri kamionë dhe kemi filluar të pozicionohemi, dhe ende pa u pozicionuar mirë, pa shpërthyer një detonim i fuqishëm, e nga ai detonim i fuqishëm më duket se jam ngritur nga toka e më ka humbur balanca. Shpejtë e kemi marrë veten, ku menjëherë kanë filluar të shtënat e pareshtura, rafalle, të kalibrave të ndryshëm. Nën breshërinë e plumbave të pandërprerë, kolegët kanë provua me marrë veturat për me tërheq trupin e rreshterit. Ne të tjetër kemi bërë mbulimin e kolegëve për të mundësuar tërheqjen e trupit të rreshterit Bunjaku, ku me vështirësi është realizuar kjo dhe është nisur automjeti në drejtim të Mitrovicës. Çdoherë nën breshëri plumbash, ku është goditur vetura. Ne të tjerët kemi vazhduar herë pas here më të shtëna, pasi sulmuesit gjuanin në disa drejtime”, ka thënë ai gjatë dëshmisë së tij.

Dushi ka thënë se kur kanë marrë lajmin për humbjen e kolegut, rreshterit Afrim Bunjaku janë ndier të thyer.

“ Kur kemi shkuar në spital kam qenë në gjendje të rëndë. Gjithmonë me shpresë se ai është gjallë. Aty mjekët e konfirmuan se rreshteri është vrarë, aty jam shtrirë në gjunjë, duke kapur kokën. Më pas e kam parë veten të shtrirë në një shtrat në spital”, ka thënë ai.

Dushi duke folur për përballjen me grupin terrorist ka thënë se kanë qenë “mes dy zjarreve”, pasi kanë pas parasysh edhe ruajtjen e banorëve.

“Ne si zyrtarë policorë në rastin e Banjskë, në sulmin e tmerrshëm që ka qenë. Kemi qenë mes dy zjarreve, pasi në ato momente kur të shtënat ishin të pandërprera, kemi pasur parasysh edhe banorët e fshatit që në atë kohë të natës, si e kanë përjetuar ata. Ka qenë e vështirë t’i marrim në shenjë sulmuesit, se mos po e dëmtojnë ndonjë banorë. Sepse kanë mundur të dalin në dritare e ballkone, për të parë se çfarë po ndodhë. Kemi qenë të kujdesshëm edhe në atë gjendje të rëndë. Kjo është dëshmia më e mirë, që askush nga banorët e fshatit nuk ka pësuar dëmtim, as në pronë e as fizikisht. Ndërsa ata që na sulmuan, ua dhamë përgjigjën e merituar”,ka treguar zyrtari policor.

Ai ka thënë se nga ky sulm ka pasur pasoja personale ku ka humbur 30% të dëgjimit si dhe i është nënshtruar seancave psikologjike./teve1.info/

Tags: deshmia e policit Dushisulmi në banjskëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

VV i sheh zgjedhjet opsion real, deputeti i PDK-së: Fatmirësisht kurrë nuk pres diçka si ata

VV i sheh zgjedhjet opsion real, deputeti i PDK-së: Fatmirësisht kurrë nuk pres diçka si ata

Demaku: Protesta masive, sinjal i qartë për devijimet e Speciales

Demaku: Protesta masive, sinjal i qartë për devijimet e Speciales

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Policia jep detaje për të arrestuarin që dyshohet së është polic i Serbisë

A kishte tendencë për politizim të protestës kundër Speciales- pse foli Ali Ahmeti, debati në studio

A kishte tendencë për politizim të protestës kundër Speciales- pse foli Ali Ahmeti, debati në studio

Ramadani: “Në Prishtinë nuk do ti pranojmë tri gola, por mund ti shënojmë”

Ramadani: “Në Prishtinë nuk do ti pranojmë tri gola, por mund ti shënojmë”

Trajneri i Steauas pret ndeshje të vështirë në Prishtinë

Trajneri i Steauas pret ndeshje të vështirë në Prishtinë

VV i sheh zgjedhjet opsion real, deputeti i PDK-së: Fatmirësisht kurrë nuk pres diçka si ata

VV i sheh zgjedhjet opsion real, deputeti i PDK-së: Fatmirësisht kurrë nuk pres diçka si ata

Jashari insiston se donte vetëm Milanin

Jashari insiston se donte vetëm Milanin

Demaku: Protesta masive, sinjal i qartë për devijimet e Speciales

Demaku: Protesta masive, sinjal i qartë për devijimet e Speciales

Green e Morris i bashkohen KB Pejës

Green e Morris i bashkohen KB Pejës

Becali nuk e quan më Dritën të dobët

Becali nuk e quan më Dritën të dobët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X