TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Durmishi: Brenda javës do të përfundojmë bypass-in në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Durmishi: Brenda javës do të përfundojmë bypass-in në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi deklaroi se brenda javës do të përfundohet bypass-i në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, ku sipas tij do të ketë rrjedhje të pandërprerë të ujit. Ai nuk ka dhënë afat kohor se kur do të bëhet sanimi i plotë, veçse tregoi se fillimisht duhet të bëhen testet e gjendjes atje për tu vlerësuar dëmet.

Kështu u shpreh Durmishi pas vizitës në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku pas një sulmi terrorist u shpërthye kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Zëvendësministri Hysen Durmishi tha se sanimi emergjent ka ndodhur me sukses.

“Këtu sanimi emergjent ka ndodhur me sukses, janë vendosur gypat në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të rrjedhës së ujit që është shumë e rëndësishme edhe për KEK-un edhe për furnizimin me ujë të qytetarëve. Sot jemi këtu bashkë me Faruk Mujkën, me ministrat dhe me grupin e inxhinierëve për ta diskutuar zgjidhjen e përhershme të këtij problemi, sanimin e përhershëm të kësaj gjendje. Jemi duke i diskutuar format se si duhet bërë kjo dhe pasi që dëmtimi është shumë i madh dhe nuk mund të ndërprehet rrjedha e ujit do ta bëjmë një bypass që do të fillojmë menjëherë punimet këtu në mënyrë që më pastaj do ta rregullojmë komplet kanalin dhe të jetë zgjidhje e përhershme për furnizim me ujë dhe të mos kemi probleme më të tilla”, deklaroi Durmishi, shkruan KP.

Durmishi nuk ka dhënë afat kohor se kur do të bëhet sanimi i plot, veçse shtoi se do të vlerësohet dëmi i shkaktuar.

“Ne pas diskutimeve që i patëm këtu me ekipin e inxhinierëve, do të fillojmë menjëherë që nga nesër dhe diku për rreth një javë do ta përfundojmë bypass-in në mënyrë që të punojmë pa rrjedhjen e ujit dhe më pastaj rregullimi i kësaj zgjat më shumë por ndërprerja e ujit nuk do të ndodhë asnjëherë sepse bypass-i është i tillë që të mos ketë rrjedhje të ujit dhe punimet të punojnë pa pengesa në pjesën e kanalit…Nuk mund të jap afat të saktë kohor sepse këtu së pari duhet të bëjmë testet e gjendjes së këtij objekti këtu, të shohim se sa është i dëmtuar a duhet ta heqim komplet via duktin apo vetëm një pjesë të saj, varësisht prej kësaj edhe kohëzgjatja e ndërtimit mandej mund të jetë më e shkurt apo më e gjatë. Por, brenda javës ne do ta përfundojmë devijimin i cili do të ketë rrjedhje të pandërprerë të ujit dhe nuk do të kemi probleme. Më pastaj rregullimi i kanalit varet se a do ta hjekim komplet via duktin apo vetëm një pjesë të saj. Në bazë të kësaj që pamë nuk ka nevojë që të hiqet komplet dhe do ta bëjmë më shpejt”, shtoi ai.

Kanali i ujit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, u dëmtua si pasojë e një shpërthimi terrorist mbrëmjen e 29 nëntorit. Institucionet e Kosovës kanë thënë se sulmi terrorist e kriminal vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia.

Tags: Hysen DurmishiIbër-Lepencizubin potok
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot me diell në mëngjes, gjatë ditës reshje lokale shiu

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Humb jetën 75-vjeçari në Gjilan, dyshohet se ra në pusetë gjatë pastrimit të saj

Pas Gjermanisë, eliminohet edhe Holanda

Pas Gjermanisë, eliminohet edhe Holanda

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot me diell në mëngjes, gjatë ditës reshje lokale shiu

Eliminohet Holanda, Maroku në 1/8 e finales

Eliminohet Holanda, Maroku në 1/8 e finales

Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti

Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti

Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim

Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Te Japonia të zhgënjyer me eliminimin nga Brazili

Te Japonia të zhgënjyer me eliminimin nga Brazili

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën