TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Durmishi: 85% e punimeve në rrugën Prishtinë–Podujevë kanë përfunduar, në pranverë intensifikohen punimet e mbetura

by Tëvë1
6 muaj ago
4
A A
Durmishi: 85% e punimeve në rrugën Prishtinë–Podujevë kanë përfunduar, në pranverë intensifikohen punimet e mbetura

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar lidhur me zhvillimin e punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë, duke bërë të ditur se 85% e punimeve në këtë projekt janë përfunduar.

“15% e mbetura përfshijnë ndërtimin e urave dhe nyjeve rrugore. Pas vendimit të fundit për shpronësim, tashmë është krijuar mundësia që punimet të zhvillohen edhe në këto pozicione. Me fillimin e sezonit të ndërtimit në pranverë, do të nisin punime intensive edhe në pjesët e mbetura, me qëllim që projekti të përfundojë sa më shpejt”, ka njoftuar ai në postimin e tij në Facebook.

Ai ka treguar se by-passi te ura, si pasojë e reshjeve të shiut ka krijuar disa gropa, të cilët kanë ngadalësuar qarkullimin e automjeteve gjatë orëve të pikut në mëngjes dhe mbrëmje.

“Sa i përket by-pass-it te ura, si pasojë e reshjeve të shiut janë krijuar disa gropa, të cilat kanë ngadalësuar qarkullimin gjatë orëve të pikut, në mëngjes dhe në pasdite nga ora 16:00 – 18:00. Megjithatë, komunikacioni nuk është ndërprerë në asnjë moment.

Në momentin që kam pranuar shqetësime nga qytetarët, kam dalë menjëherë në terren për ta parë nga afër situatën. Menjëherë kemi ndërhyrë duke i sanuar gropat dhe kemi vendosur makineritë përkatëse në terren, të cilat do ta përcjellin situatën dhe do të ndërhyjnë menjëherë sipas nevojës.

Duke pasur parasysh se ndodhemi në sezonin dimëror, pas reshjeve të shiut dhe borës, si dhe rënies së temperaturave nën zero, ngricat në rrugë janë të pritshme. Edhe pse rrugët janë mirëmbajtur dhe kanë qenë të pastruara në çdo kohë, kërkohet kujdes i shtuar në komunikacion dhe përshtatje e shpejtësisë me kushtet e rrugës”, ka thënë ai ndër të tjera.

Në fund ai ka cekur se me fillimin e sezonit të pranverës, do të nisin punime intensive edhe në pjesët e mbetura, me qëllim që projekti të përfundojë sa më shpejt./teve1.info/

Tags: Hysen DurmishiPrishtine-PodujevepunimetTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte Ekrem Bajroviç, sot po dëshmon Naim Elshani

Seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte Ekrem Bajroviç, sot po dëshmon Naim Elshani

Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve rezulton të jetë i rrejshëm, Policia heq masat e sigurisë

Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve rezulton të jetë i rrejshëm, Policia heq masat e sigurisë

Alarm për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve

Alarm për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve

 Nafta e benzina sot më shtrenjtë se dje

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person për dhunim në Prishtinë

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Fushë – Kosovë, rasti po hetohet

Policia në veri gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq

Policia sekuestron armë dhe pajisje tjera në dy shtëpi të pabanuara në Leposaviq

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën