TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Duncan përfundon dëshminë në Speciale

by teve1
1 muaj ago
0
A A
Duncan përfundon dëshminë në Speciale

Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, e ka përfunduar dëshminë e tij në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen për krime të pretenduara të luftës, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Seanca e radhës, me dëshmitarin tjetër do të mbahet të hënën, 29 shtator.

Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i cili gjatë viteve ’90 ishte këshilltar politik i Wesley Clark, komandantit të atëhershëm të NATO-s, në fillim të dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, foli për rolin e tij në Kosovë.

Ai tha se detyra e tij ishte ta informonte Clarkun – gjeneralin që udhëhoqi fushatën bombarduese kundër caqeve serbe në vitin 1999.

Ai tha se se nuk ka parë komunikata të UÇK-së ku të jenë përmendur ekzekutime. Gjithashtu, theksoi se nuk ka pasur dëshmi se ka ekzistuar një Shtab i Përgjithshëm sipas pikëpamjeve ushtarake.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit të hënën, ai tha se Thaçi shihej si politikan dhe jo komandant i UÇK-së.

“Asnjëherë nuk e kam parë të jepte direktiva apo urdhra, ishte qartë që kishim të bënim me dy lloj njerëzish, e para, kishim të bënim me ushtarakun apo oficerin e nivelit të lartë, dhe e dyta ishte politikani. Kjo ishte përshtypja që më është krijuar mua”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se UÇK-ja nuk kishte strukturë hierarkike.

Ky ishte dëshmitar i tretë, pasi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u dëgjua ish-ndihmëssekretari amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në negociatat në Rambuje, Paul Williams.

Paraqitja e provave të mbrojtjes nisi një javë më parë, më 15 shtator.

Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar t’i sjell 11 dëshmitarë në tërësi, pas së cilëve pritet të dëshmojnë dy të tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Paraqitja e provave të mbrojtjes pritet të përfundojë deri në mesin e nëntorit, ndërkaq, turpi gjykues pret që ekipet mbrojtëse të dorëzojnë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të pandalshëm, yjet e Real Madridit ‘shkelin’ edhe Valencian

Të pandalshëm, yjet e Real Madridit ‘shkelin’ edhe Valencian

Çitaku: Seanca në OKB barasvlerësoi sulmin terrorist në Banjskë me dinarin

Deklarata e Kurtit për buxhetin, Çitaku: Skandaloze, kërcënoi hapur qytetarët

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit

Sindikatа e Punëtorëve të RTK-së paralajmërojnë protestë

Sindikatа e Punëtorëve të RTK-së paralajmërojnë protestë

Të pandalshëm, yjet e Real Madridit ‘shkelin’ edhe Valencian

Të pandalshëm, yjet e Real Madridit ‘shkelin’ edhe Valencian

Liverpooli kthehet te fitorja pas katër humbjeve në seri

Liverpooli kthehet te fitorja pas katër humbjeve në seri

Nis me fitore periudha e Spallettit te Juventusi, por Zhegrova nuk luan sërish

Nis me fitore periudha e Spallettit te Juventusi, por Zhegrova nuk luan sërish

Çitaku: Seanca në OKB barasvlerësoi sulmin terrorist në Banjskë me dinarin

Deklarata e Kurtit për buxhetin, Çitaku: Skandaloze, kërcënoi hapur qytetarët

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit

KB Policia arrin fitoren e parë sezonale

KB Policia arrin fitoren e parë sezonale

Sindikatа e Punëtorëve të RTK-së paralajmërojnë protestë

Sindikatа e Punëtorëve të RTK-së paralajmërojnë protestë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën