TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dukaj: Më gëzon fakti që kemi depërtuar në çdo vend të komunës së Tuzit

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Dukaj: Më gëzon fakti që kemi depërtuar në çdo vend të komunës së Tuzit

Në Tuz, komunë e banuar me shumicë shqiptare në afërsi të Podgoricës, para dy ditësh janë mbajtur zgjedhjet lokale, ku ka fituar koalicioni i partive shqiptare, Forumi Shqiptar.

Në këto zgjedhje mori pjesë edhe koalicioni tjetër shqiptar “Bashkë”. Ndonëse nuk morën votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e asamblesë komunale të Tuzit, anëtari i listës së këtij koalicioni, Kristian Dukaj thotë se me rëndësi është shqiptarët do ta udhëheqin këtë komunë për katër vitet e ardhshme.

Ai bën të ditur se procesi ka qenë i qetë, teksa pjesëmarrja e votuesve ka qenë e lartë.

“Pjesëmarrja ka qenë e lartë, shumë më e lartë sesa para 4 viteve. Kemi pasë dalje të madhe të qytetarëve nga 12 mijë e 300 veta që kanë të drejtë vote, kanë dalur përafarësisht 8 mijë e 200. Kështu që pjesëmarrja ka qenë e lartë. Ajo që është kryesore është që shqiptarët do ta udhëheqin komunën e Tuzit edhe për katër vitet e ardhshme”, deklaroi ai në “Info Nata” në Tëvë 1.

Ajo çfarë e gëzon Dukajn është fakti “se kanë depërtuar në çdo vend të komunës së Tuzit”.

“Për dallim nga koalicionet tjera, ne kemi qenë koalicioni i dytë shqiptar në komunën e Tuzit. Kemi qenë shumë afër pragut që të hyjmë në parlamentin lokal në komunën e Tuzit. Por ajo që mua si pjesëtar i koalicionit shqiptar ‘Bashkë’ më kënaq shumë është fakti që në çdo vendvotim ne kemi arritur të marrim vota, ideja dhe programi jonë ka shkuar tek çdo banor, në çdo vend të Malësisë. Dhe besoj që ky është një fillimi i ndryshimit të politikës, e sidomos të politikës së re, të cilën ne edhe e kemi treguar gjatë gjithë kësaj kohe…ajo që mua më gëzon fakti është se kemi depërtuar në çdo vend të komunës së Tuzit”, theksoi ai.

Në koalicionin “Forumi shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, bëjnë pjesë edhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Unioni Kombëtar Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi.

Ky koalicion ka arritur të sigurojë 18 mandate në Kuvendin e Komunës së Tuzit, ose shumicën absolute. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Policia ndalon veturën pa targa në Leposaviq, i dyshuari i kërcënon policët dhe më pas dorëzohet

Gjashtë vatra zjarri ende aktive në Shqipëri

22 vatra zjarri aktive në Kosovë – situatë e rënduar në Kçiq të Vogël, kërkohet ndihma e KFOR-it dhe FSK-së

Maqedonci thotë se ShBA-ja është faktor kyç në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë së FSK-së

Maqedonci flet për marrëveshjet ushtarake me ShBA e anëtarësimin në NATO

Hamza: Zjarret në Kçiq po vazhdojnë, jam në terren për të bërë krejt çka mundem

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

Osmani i bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë për veprim urgjent për vrasjen e trefishtë në Gjilan

“Pejtoni” i Prishtinës bëhet me semaforë, por jashtë funksionit prej disa muajve

“Pejtoni” i Prishtinës bëhet me semaforë, por jashtë funksionit prej disa muajve

Rëndësia e gjykimit të sulmuesve në veri të vendit

Rëndësia e gjykimit të sulmuesve në veri të vendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X