TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Duka e Cana urojnë të ketë festë të mërkurën në Tiranë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Duka e Cana urojnë të ketë festë të mërkurën në Tiranë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, uron të ketë festë të mërkurën në Tiranë, qytet ku do të luhet finalja e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Feyenoordit. Ndeshja finale e Ligës së Konferencës do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë nga ora 21:00. Të martën është ekspozuar trofeu i Ligës së Konferencës në qendër të Tiranës. Kjo garë është niveli i tretë në kuadër të UEFA-s dhe është promovuar këtë edicion.

Ceremonia është organizuar në sheshin “Skënderbej”. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ambasadori shqiptar i finales së Ligës së Konferencës, Lorik Cana, dhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj. Presidenti i FSHF-së tha se kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme ndërkombëtare, e cila vjen në Shqipëri pas punës së madhe të bërë nga Federata dhe nga administrata e saj.

“Është një ditë e veçantë për Tiranën, ditë fantastike, sepse e pret këtë trofe për herë të parë. Është një ditë e bukur për ata që kanë vizituar Tiranën, Shqipërinë. Uroj që ne me sjelljen tonë t’i bëjmë të huajt të vijnë, e të vijnë përsëri në Tiranë. Sot është një ditë e bukur gjithashtu për futbollin shqiptar, që pas një pune voluminoze arriti një objektiv madhor që të ketë një trofe të rëndësishëm dhe një aktivitet të rëndësishëm”, ka thënë Duka.

“Uroj që të gjithë bashkë, holandezë, italianë, kombësi të tjera, shqiptarë, që jemi shumë mikpritës ta shijojmë këtë aktivitet, ta shijojmë këtë finale dhe të mos jetë i fundit për ne shqiptarët. I uroj suksese ekipit të Romës dhe ekipit të Feyenoordit dhe uroj që të dyja ekipet ta zbukurojnë akoma më shumë këtë festë. Uroj spektakël dhe ferplej. Faleminderit dhe ta shijojmë të gjithë bashkë”.

Edhe ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, është krenar që një ngjarje kaq e madhe do të organizohet në Tiranë. Cana në të kaluarën ka luajtur për rivalin e Romës, Lazion.

“Mirë se keni ardhur në Tiranë. Jemi kryeqyteti i futbollit, për ditën e sotme dhe të nesërme të paktën. Për herë të parë, në edicionin e parë kemi kënaqësinë dhe krenarinë të mirëpresim dhe të prezantojmë trofeun e Ligës së Konferencës që nis rrugëtimin. Shpresoj sa më gjatë dhe sa më bukur dhe jam shumë i sigurt që me këmbë të mbarë në vendin tonë. Uroj që të kënaqeni këto dy ditë. Për të huajt që nuk kanë qenë, t’i presim në mënyrë sa më të mirë, të festojmë dhe fitoftë më i miri”, ka theksuar Cana.

Roma pritet të ketë përkrahje më të madhe në finalen e parë evropiane që luhet në Shqipëri. Suksesin në ndeshjen historike për Shqipërinë e kërkon edhe Feyenoordi. Pjesë e Romës është edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla. Ai pati thënë se ëndërron ta fitojë trofeun e Ligës së Konferencës në Tiranë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liga e Parë, xhiro me ndeshje interesante

Liga e Parë, xhiro me ndeshje interesante

Operohet Albian Hajdari, humb ndeshjet e nëntorit

Operohet Albian Hajdari, humb ndeshjet e nëntorit

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Kryendeshja Prishtina – Drita, të dielën në Hajvali

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Gjilani – Llapi, ndeshja hapëse e xhiros së 11-të

Rama dhe Bogujevci përplasen për renovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Rama dhe Bogujevci përplasen për renovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Përplasje mes deputetëve, Vitia flet për protezat e veteranëve

Përplasje mes deputetëve, Vitia flet për protezat e veteranëve

Tensione para Kryeministrisë

Tensione para Kryeministrisë

Arrestohet një person për vjedhje pylli në Han të Elezit, paguan mbi 1 mijë euro dhe lirohet

Arrestohet një person për vjedhje pylli në Han të Elezit, paguan mbi 1 mijë euro dhe lirohet

Sot nisi vaksinimi kundër gripit sezonal

Sot nisi vaksinimi kundër gripit sezonal

Mungoi në Davos, Rama: Midis babait dhe vajzës, zgjodha vajzën

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën