TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Duhet kërkim falje publike nga Policia” – Pushojnë hetimet ndaj dy eprorëve policorë të dyshuar për spiunazh

Dy eprorë, kapiteni Agim Vitia dhe rreshter Lumnije Behluli ishin suspenduar në fillim të këtij muaji pasi që dyshoheshin për veprën penale të spiunazhit. Ndërkohë dje kanë pushuar hetimet ndaj tyre, ku avokati i Vitisë ka kërkuar të ketë një kërkim falje publike nga Policia e Kosovës.

by Lindrit Zejnullahu
4 muaj ago
0 0
A A

Kapiteni policor, Agim Vitia së bashku me rreshter, Lumnije Behluli ishin suspenduar nga puna në fillim të këtij muaji.

Dy eprorët që shërbejnë në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, ishin intervistuar në Polici nën dyshimin për veprën penale “Spiunazhi”.

E pas disa javësh, të martën zyrtarisht tashmë kanë pushuar hetimet ndaj këtyre dy zyrtarëve.

Avokati i Vitisë, Naim Rudari thotë se hetimi ndaj tyre për këtë vepër ka qenë krejtësisht i padrejtë, i paarsyeshëm dhe i pabazuar.

“Të dyshohet dikush, të fillon hetimi për zyrtarët policorë në drejtim të veprës penale ‘Spiunazhi’, është jashtëzakonisht e rëndë. Pra për t’u kryer vepra penale ‘Spiunazhi’ paraprakisht duhet që ai person të ketë qasje në informata të klasifikuara si informata sekrete, konfidenciale apo top secrete dhe këtë nga institucioni që klasifikon, në këtë rast nga AKI dhe më pas do duhej të vërtetohej që ata persona kanë shpërndarë informacionin e klasifikuar te ndonjë grup tjetër”, ëshrë shprehur Rudari.

Ai shton se duhet një kërkim falje publike nga institucionet që kanë hetuar këtë rast.

“Hetimi për një muaj është provuar dhe vërtetuar se nuk ka pasur asgjë lidhur me këtë çështje, hetimi ka pushuar në tërësi në drejtim të asaj vepre penale apo cilësdo vepër penale dhe dje zyrtarët policorë nuk janë kthyer në punë, pritet që sot ata të kthehen sa më parë në punë. Madje ne kemi kërkuar që duhet kërkim falje ndaj tyre e madje duhet edhe kompensuar së paku në aspektin psiqik të njëjtit sepse janë lënduar shumë ata dhe familjet e tyre e po ashtu edhe gjithë Policia e Kosovës me këtë etiketim të pabazë”, ka thënë tutje Rudari.

Tëvë1 ka mësuar se i gjithë dyshimi kishte nisur nga komunikimi zyrtar përmes rrjetit social të Vitisë, i cili i kishte konfirmuar avokatit serb, Dejan Vasiq se nuk është arrestuar ndonjë person me emrin të cilin ky i fundit e kishte pyetur.

Avokati Vasiq i kishte dërguar këtë përgjigje me screenshot një të dyshuari nga Prokuroria Speciale, e që kjo fundit e kishte gjetur në telefonin e tij këtë bisedë.

Se kur pritet të kthehen në punë këta zyrtarë policorë dhe a kanë pushuar hetimet, tëvë1 ka pyetur Policinë e Kosovës, respektivisht Prokurorinë Speciale.

Por, asnjë nga këto institucione nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit, deri në publikim të kronikës.

Po ashtu, është kontaktuar edhe kapiteni Vitia, por për shkak të kufizimeve mbi Ligjin për Policinë, nuk ka pranuar të flasë para kamerës për rastin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Kosova mes 20 shteteve themeluese, Osmani: Mesazh i fuqishëm për botën, shtetësia jonë është storie e përfunduar

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria në detyrë mbajti mbledhje dhe miratoi dërgimin e FSK-së në operacion humanitar në Shqipëri

Haradinaj bën homazhe te varret e heronjve të betejës së Rogovës së Hasit

Haradinaj bën homazhe te varret e heronjve të betejës së Rogovës së Hasit

KESCO apelon për kursim të energjisë elektrike

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës për 21.3% për vitin 2026

Anësori i Kosovës, Emir Sahiti kërkohet nga skuadra izraelite

Emir Sahiti huazohet në Izrael, te Maccabi Tel Aviv

Nesër hidhet shorti i “Play Offit” të Champions League

Nesër hidhet shorti i “Play Offit” të Champions League

Haradinaj bën homazhe te varret e heronjve të betejës së Rogovës së Hasit

Haradinaj bën homazhe te varret e heronjve të betejës së Rogovës së Hasit

KESCO apelon për kursim të energjisë elektrike

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës për 21.3% për vitin 2026

Trajneri i Senegalit dënohet rëndë pas kaosit në finalen e Kupës së Afrikës

Trajneri i Senegalit dënohet rëndë pas kaosit në finalen e Kupës së Afrikës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën