TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dugolli sqaron pikat e marrëveshjes: Për zgjedhjet në veri të ketë garanci nga BE dhe ShBA

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dugolli sqaron pikat e marrëveshjes: Për zgjedhjet në veri të ketë garanci nga BE dhe ShBA

Qeveria e Kosovës është pajtuar që të zvogëlojë praninë policore në veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

E sa i përket pikës së parë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, tha se reduktimi i prezencës policore tek objektet komunale, është një vendim i cili është marrë konform rrethanave të sigurisë.

“Reduktimi i prezencës së policisë tek objektet komunale, është një vendim i cili është marrë konform rrethanave të sigurisë. Ne kemi pasur koordinim me aleatët. Kemi pasur koordinim sa i përket operacioneve dhe sa i përket masave. Ka pasur komunikim, por vendimet janë të Qeverisë së Kosovës. Saqë ndonjëherë ato vendime në syrin e diplomatëve duken jo të koordinuara, ato po prodhojnë efekte”, deklaroi Dugolli në emisionin “Ditari”.

Ndërkaq, lidhur me pikën e dytë e cila ka të bëjë me mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri, Dugolli vlerësoi që në këtë rast duhet të kërkohet garanci shtesë nga Bashkimi Evropian, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërmjetësit.

“Natyrisht që këtu kërkohet edhe një garanci shtesë e Bashkimit Evropian, , e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e ndërmjetësve që po e mbështesin këtë proces. Së pari të ketë një ambient të qetë, të ketë një fushatë fer, si dhe të ketë një garanci që do të ketë pjesëmarrje të qytetarëve të asaj pjese pa kërcënime e pa shantazhe. BE-ja duhet të bëjë presion tek Serbia që të mos ndikojë me kërcënime e shantazhe tek qytetarët serb. Në të kundërtën është e pakuptimtë që të shpallen zgjedhje të parakohshme. Përsëritja e një situate të njëjtë nuk do t’i konvenojë së pari qytetarëve të asaj pjese, e pastaj edhe buxhetit të shtetit”, theksoi tutje Dugolli në Tëvë1.

Më tej, Dugolli tregoi se kur mund të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

“Në momentin që do të ketë dakordim, pranim të këtyre hapave për të ecë përpara, atëherë mund të ketë qartësi se kur do të mbahen zgjedhjet”, potencoi Dugolli.

Kujtojmë se ky pajtim u arrit gjatë një takimi joformal që u mbajt në Bratisllavë midis zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohen tre të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë-Kosovë

Ndalohen tre të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë-Kosovë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

U pa me armë, tha se ishte lodër – bastiset shtëpia e 50-vjeçarit në Han të Elezit

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Trump kërcënon se anijet luftarake iraniane do të shkatërrohen nëse afrohen pranë bllokadës

Trump kërcënon se anijet luftarake iraniane do të shkatërrohen nëse afrohen pranë bllokadës

Ndalohen tre të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë-Kosovë

Ndalohen tre të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë-Kosovë

Prishtina e Dukagjini barazojnë në “Fadil Vokrri”

Prishtina e Dukagjini barazojnë në “Fadil Vokrri”

”Zemra ime më tha se ishte gjallë”: Nëna nga Gaza ribashkohet me foshnjën pas 2 vitesh

”Zemra ime më tha se ishte gjallë”: Nëna nga Gaza ribashkohet me foshnjën pas 2 vitesh

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

U pa me armë, tha se ishte lodër – bastiset shtëpia e 50-vjeçarit në Han të Elezit

Rahoveci – Kastrioti, derbi i gjysmëfinaleve të Kupës

Rahoveci – Kastrioti, derbi i gjysmëfinaleve të Kupës

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën