Ballkani e Feronikeli 74 barazuan 1:1 në fundjavë në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Por kjo ndeshje nuk është regjistruar nga Komisioni i Garave të Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21.
Sipas komisionit, Ballkani ka paraqitur ankesë për këtë ndeshje, ndërsa nuk janë dhënë më shumë detaje.
Ndeshjet tjera të Superligës janë regjistruar me rezultatin e arritur në fushë.