TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Duelet ndaj Zvicrës e Azerbajxhanit, rasti i fundit për Kosovën

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Duelet ndaj Zvicrës e Azerbajxhanit, rasti i fundit për Kosovën

Me sy kah revanshi dhe me shpresë te përkrahja e madhe e tifozëve, Kombëtarja e Kosovës në basketboll synon të rikthejë fitoret por edhe gjasat në parakualifikimet e Botërorit 2027.

Basketbollistët më të mirë të vendit, nga e diela janë në përgatitje për dy ndeshjet e radhës, të fazës së parë, parakualifikuese kundër Azerbajxhanit dhe Zvicrës, në kuadër të Grupit A.

Këto dy duele, “Dardanët” do t’i zhvillojnë në Pallatin e Sportit në Prishtinë, dhe që të dyja nisin nga ora 19:30.
Pas katër xhirove, Kosova zë vendin e fundit në grup me pesë pikë, sa ka edhe Azerbajxhani në vendin e tretë.
Me tetë pikë grupit i prinë Zvicra, ndërsa Irlanda ka gjashtë pikë në vendin e dytë.

Një ditë para përballjes me Azerbajxhanin, përzgjedhësi francez Jean-Denys Choulet ka kërkuar përkrahje nga tifozët, por angazhim të madh nga basketbollistët

“Nuk jam hiq i kënaqur me mënyrën se si po luajmë aktualisht, por po shpresojë që kjo do të përmirësohet deri në momentin e ndeshjeve. Jam këtu për të sjellë fitore, dhe duhet ta fusim në kokë mendësinë e fitores, por nuk do të jetë e lehtë aspak, pasi kemi pasur pak ditë për përgatitje dhe për përmirësim nga ndeshjet e fundit, por shpresoj e besoj në fitore”, ka thënë Choulet.
Nga tri grupet e këtij raundi parakualifikues, tutje avancojnë fituesit dhe po ashtu kombëtarja më e mirë e vendit të dytë, prej tri grupeve.

Kosovës i janë kthyer katër basketbollistë pas mungesës në grumbullimin e kaluar. Janë kthyer Divine Myles, Drilon Hajrizi, Valon Bunjaku dhe Musab Mala, të cilët munguan për shkak të lëndimeve.
Basketbollistët e Kosovës janë kritikuar për paraqitje të dobët në ndeshjet e kaluara.

Kapiteni Dardan Berisha dhe basketbollisti Dardan Kapiti bazohen në përvojën e ekipit por edhe në përkrahjen e tifozëve.

Tre ditë pas ndeshje me Azerbajxhanin, Kosova e pret edhe Zvicrën. “Dardanët” kanë vetëm një fitore, kundër Irlandës në shkurt të vitit të kaluar, derisa u mposhtën më pas në tri duelet e radhës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Dardanët” të kompletuar që në stërvitjen e parë

“Dardanët” të kompletuar që në stërvitjen e parë

Beqiragiq vazhdon me Trepçën

Beqiragiq vazhdon me Trepçën

Foda kërkon fitore në Sllovaki, sytë kah finalja

Foda kërkon fitore në Sllovaki, sytë kah finalja

Italia mbetet pa Chiesan

Italia mbetet pa Chiesan

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Emisioni “Info Nata” 23.03.2026

Emisioni “Info Nata” 23.03.2026

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën