TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dronët rusë në Poloni, Trump i frustruar: Çfarë po ndodh?

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Dronët rusë në Poloni, Trump i frustruar: Çfarë po ndodh?

emabth20160406f51.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar lidhur me kalimin e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë.

Përmes një postimi shumë të shkurtër në platformën “Truth Social”, Trump shkruan: “Çfarë po ndodh me Rusinë që po shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja pra ku jemi!”.

Edhe pse një reagim i shkurtër, duket qartazi frustrimi i Trump-it ndaj Rusisë për këtë hap të ndërmarrë prej kësaj të fundit.

Jo vetëm frustrim, por ndoshta ky postim tregon edhe frikë e zhgënjim të Shtëpisë së Bardhë ndaj Putin.

Vetëm disa javë më parë, Trump dhe administrata e tij “festuan atë që u pa si një formë fitore” të politikës së jashtme, kur presidenti i SHBA-ve u takua me Putin në Alaska.

Duke parë që Rusia nuk zbrapset nga sulmet në Ukrainë, Trump konfirmoi se është i gatshëm për sanksione të tjera ndaj Putin.

Tashmë, mbetet për t’u parë se kur Trump do të aktivizojë këto sanksione që pas kalimit të dronëve në Poloni.

Polonia sakaq, ka kërkuar aktivizimin e nenit 4 të NATO-s, që i lejon shtetet anëtare të ngrenë një çështje para Këshillit të Atlantikut Verior. Pas kësaj, zhvillohen konsultime për të përcaktuar nëse është kërcënuar integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e një vendi anëtar.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme ruse, akuzon Poloninë për përshkallëzimin e krizës në Ukrainë. Ministria e Jashtme gjithashtu konfirmoi se është e gatshme të marrë pjesë në çdo diskutim të mundshëm midis Rusisë dhe Polonisë.

Në një deklaratë të mëparshme, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se “nuk ishin planifikuar objektiva në territorin e Polonisë për t’u goditur”.

Ajo shtoi se rrezja maksimale e fluturimit të UAV-ve (dronëve) rusë të përdorur në sulm, të cilët dyshohet se kanë kaluar kufirin me Poloninë, nuk e kalon 700 km.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Inspektorati në aksion në gjithë Kosovën për kontrollin e çmimeve në prag të Bajramit

Inspektorati në aksion në gjithë Kosovën për kontrollin e çmimeve në prag të Bajramit

Çmimi i naftës ngritet për 4%

Çmimi i naftës ngritet për 4%

Krejt çfarë tha Trumpi në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan

Trump thotë se do ta ‘hedh në erë’ fushën e gazit iranian nëse sulmohet sërish Katari

Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

Inspektorati në aksion në gjithë Kosovën për kontrollin e çmimeve në prag të Bajramit

Inspektorati në aksion në gjithë Kosovën për kontrollin e çmimeve në prag të Bajramit

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Drejtuesi i motoçikletës përplaset në shtyllë elektrike – Policia jep detaje për aksidentin fatal në Prishtinë

Tentim vrasja në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi pasi viktima u plagos me tre plumba

Apeli ia ul dënimin në 13 vjet burgim të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë

Fenerbahçe insiston për Asllanin, kërkon ndihmë nga Muriqi

Fisnik Asllani: Ju tregoj pse zgjodha Kosovën para Gjermanisë

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

81-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prizren

Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira” nga Freedom House

Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira” nga Freedom House

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Finlanda sërish vendi më i lumtur në botë, Kosova renditet e 16-ta – lë pas Gjermaninë, Austrinë e Emiratet e Bashkuara Arabe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën