TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dronët e Serbisë dyshohet se filmuan liqenin e Batllavës

Në qershor të këtij viti, dyshohet se disa dronë nga Serbia, kanë filmuar disa zona te ndjeshme infrastrukturore në Kosovë, përfshirë pendën në liqenin e Batllavës, infrastrukturën e FSK-së në fshatin Dumosh ku pritet të ndërtohet baza e re ushtarake dhe mbi burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc. Nga KFOR-it kanë thënë se hetimet rezultojnë se këto pamje nuk përbëjnë rrezik për zonat në fjalë.

by Venhar Isufi
2 muaj ago
3 0
A A

Monitorimi po bëhet gjatë natës.

Të parët që i vërejtën këto lëvizje të pazakonta të disa dronve në afërsi të liqenit të Batllavës në Podujevë, janë banorët e kësaj zone, të cilët më pas i raportuan tek organet e rendit.

Këto pamje i ka siguruar Tëvë1 ku shihet një dron që sipas burimeve, dyshohet të jetë nga Serbia, që për synim,  dyshohet se kishin filmimin e infrastrukturës kritike mbi pendën e Batllavës aty ku bëhet derdhja e ujit që shfrytëzohet pastaj për pije.

E gjithë kjo ka ndodhur më 21 qershor rreth orës 12 deri në 02 të natës.

Jo vetëm në këtë zonë, dronët e dirigjuar nga Serbia, pamje të tilla dyshohet se kanë marrë nga qielli edhe mbi Burgun e Sigurisë së Lartë në fshatin Gërdofc, mëson Tëvë1.

Më 16 qershor të vitit 2025 prej orës 23:47, roja kazermës së FSK, ka vërejtur 6 dronë që kanë vëzhguar hapësirën e kazermës, 2 prej tyre brenda oborrit kanë operuar 7-8 minuta, thonë tutje burime për Tëvë1.

Televizioni ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës, departamenti i kufirit.

Por ata kanë thënë që pyetjet duhet drejtuar Agjencisë së Aviacionit Civil dhe KFOR-it.

Nga KFOR-i,  kanë thënë për Tëvë1 se hetimet deri më tani tregojnë se nuk ka  rrezik për sigurinë në zonë.

“Lidhur me pyetjet tuaja, pas shqyrtimit të çështjes, vëzhgimet tona nuk kanë zbuluar ndonjë kërcënim për sigurinë në zonë. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në bashkëpunim të ngushtë me palët e interesuara të sigurisë”, thanë nga KFOR-i.

Ndërsa sipas njohësit të sigurisë, Nuredin Ibishi, presidenti serb Aleksandër Vuciq po përdor shërbimet komerciale që të vendos në sistem marrjen e filmimeve në disa zona të ndjeshme të Kosovës.

“Serbia jo vetëm nga sektori i sigurisë, por edhe nga shërbimet komerciale civile ajo dinë t’i fusë në sistem dhe të bëjnë vëzhgimet për nevoja të tyre, sidomos në pjesën e errët gjegjësisht natën, me sistemin e dronëve, infra të kuqe ku detekton saktësisht, në bazë të ndryshimit të temperaturës të objekteve të caktuara edhe infrastrukturës kritike por edhe prezencës së njerëzve, kjo është e rrezikshme”, tha Ibishi.

Përveç kësaj, Ibishi thekson se Vuçiq dëshiron që këto filmime pastaj t’i përdor në ndonjë situatë eventualisht të tensionuar në Kosovë, për qëllime veprimi.

“Në këtë mënyrë të bëhet sa më e mundshme që të mbrohemi edhe nga ky rrezik dhe kërcënim për arsyeje edhe të vëzhgimit por edhe mundësisë që, në situatë hipotetike ata mund t’i shfrytëzojnë këto të dhëna gjegjësisht këto incizime këto imazhe për veprime të caktuara”, tha ai.

Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, por të njëjtit ka thënë se nuk posedojnë informacione të tilla.

As Agjencia e Aviacionit Civil nuk ka kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

 Kurti: Në Pejë duhet të ndryshohet kryetari

 Kurti: Në Pejë duhet të ndryshohet kryetari

Policia në Ferizaj nis fushatën vetëdijësuese “Duart në timon, jo në telefon”

Policia në Ferizaj nis fushatën vetëdijësuese “Duart në timon, jo në telefon”

Kurti u premton mbështetje inspektorëve të arsimit

Kurti u premton mbështetje inspektorëve të arsimit

Samiti i Bërdo-Brijunit, Begaj: Së bashku drejt së ardhmes evropiane

Samiti i Bërdo-Brijunit, Begaj: Së bashku drejt së ardhmes evropiane

Këta janë fituesit e çmimit Nobel për mjekësi

Këta janë fituesit e çmimit Nobel për mjekësi

Ekzekutohet një shqiptar në Kolumbi

Ekzekutohet një shqiptar në Kolumbi

Kosova zhvillon seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Murcia

Foda thotë se Kosova luan për dy fitore në dy ndeshjet e tetorit

Foda pret fitore ndaj Sllovenisë

Ministrja suedeze i vlerëson “shumë serioze” dyshimet për keqtrajtim të Greta Thunberg

Ministrja suedeze i vlerëson “shumë serioze” dyshimet për keqtrajtim të Greta Thunberg

 Kurti: Në Pejë duhet të ndryshohet kryetari

 Kurti: Në Pejë duhet të ndryshohet kryetari

Vuçiq: Prishtina po përgatit sulm

Vuçiq akuzon administratën e Trampit: Nuk mundën të durojnë forcimin e ndikimit serb

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën