TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dritë në fund të tunelit: Nga edicioni i ri nis Liga U21

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dritë në fund të tunelit: Nga edicioni i ri nis Liga U21

Duke filluar nga edicioni i ri 2023/24 në futbollin kosovar do t’i nisë garat edhe Liga U21. KE i FFK-së, në mbledhjen e fundit, ka marrë vendim për organizimin e kësaj lige, kurse pjesë e saj do të jenë ekipet e Superligës.

Qëllimi i kësaj lige është që futbollistëve të kësaj moshe, të cilat po hasin vështirësi të gjejnë hapësirë në ekipin e parë, t’u jepet mundësia të qëndrojnë në formë, të zhvillohen dhe t’i tregojnë vlerat e tyre në vazhdimësi, në mënyrë që të përgatiten për të qenë pjesë e ekipit të parë.

Përvoja e hershme profesionale është çelësi për të pasur sukses në futboll, prandaj edhe ekzistimi i Ligës U21 do të jetë i mirëseardhur për futbollistët nën moshën 21-vjeç, ngase përqindja e minutave të luajtura nga ana e tyre në Superligë është kryesisht e vogël.

Në këtë ligë mund të përfshijnë edhe dy futbollistë deri në moshën U23, të cilët për shkaqe të ndryshme (si rukuperimi nga lëndimet apo rënia e formës) qëndrojnë larg skuadrës së parë. Ndërkaq, të drejtë loje do të kenë edhe lojtarët më të rinj se sa U21, nëse një gjë të tillë e shohin të arsyeshme klubet.

Më herët KE i FFK-së kishte vendosur që nëse klubet janë të interesuara të nisë Liga B (ku do të luanin futbollistët që nuk gjejnë hapësirë të mjaftueshme në ekipet e para), por meqenëse vetëm Ballkani kishte shprehur interesim për atë ligë, ajo nuk arriti të implementohet.

Megjithatë, kësaj radhe Liga U21 është obligative për të gjitha klubet e Superligës dhe si e tillë do të nisë së zbatuari nga edicioni i ri. Prandaj, FFK u kërkon klubeve që sa më herët të fillojnë përgatitjet për organizimin e ekipeve U21, ngase krijimi i kësaj lige edhe sipas ekspertëve të fushës vlerësohet shumë i rëndësishëm për progresin e mëtutjeshëm të cilësisë së Superligës dhe futbollit tonë në përgjithësi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prishtina zyrtarizon largimin e amerikanit Burns

Prishtina zyrtarizon largimin e amerikanit Burns

Trajneri Artiga flet për Dakun

Daku kthehet nga lëndimi, shijon fitoren e Rubinit

Sulmuesi Rrahmani, më i miri i xhiros

Sulmuesi Rrahmani, më i miri i xhiros

Futsall, Kosova publikon listën

Futsall, Kosova publikon listën

Franca riafirmon angazhimin e saj në mbështetje të rimëkëmbjes së Sirisë

Franca kundërshton fuqishëm sulmet ndaj infrastrukturës në Iran

373 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin në Iran, thotë raporti

373 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin në Iran, thotë raporti

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

Prishtina përfshihet në projekt-buxhetin 2026, Rama: Hap i rëndësishëm për stabilitet

Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Prilli vendimtar për presidentin, Kosova duhet të mbetet në kursin euroatlantik

Zjarri përfshin fabrikën e stiroporit në Prizren, dëmi mbi 400 mijë euro

Fermerët në Shqipëri protestojnë pas heqjes së subvencionit të naftës

Fermerët në Shqipëri protestojnë pas heqjes së subvencionit të naftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën