Drita ka luajtur një pjesë të parë shumë të fortë me Viktoria Plzenin në Çeki. Pas pjesës së parë rezultati është 0:0.
Plzeni është favorit i madh, por skuadra gjilanase ka provuar në disa raste. Rrjedha e ndeshjes ka mundur të ndryshojë sikur arbitri të ndëshkonte portierin e Plzenit, Jindrich Stanek me karton të kuq.
Ai si lojtar i fundit ndali në mënyrë të palejuar Ardit Tahirin, jashtë zonës. Por arbitri i dha vetëm karton të verdhë.