Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, të dielën ka mbajtur stërvitjen e parë në Luksemburg, ku do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Differdanges.
Ndeshja e kthimit në kuadër të raundit të parë kualifikues, do të luhet të martën prej orës 20:00.
Drita e ka fituar ndeshjen e parë, të luajtur javën e shkuar në Prishtinë me rezultatin 1:0, falë golit të Arb Manajt në pjesën e dytë.
Te Drita ka optimizëm se do të eliminojnë Differdangen në këtë raund dhe do të avancojnë në raundin e dytë kualifikues të Championsit, në të cilën do të përballen me Copenhagenin.