TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Drita fiton ndaj Trepçës ‘89

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Drita fiton ndaj Trepçës ‘89

Klubi futbollistik Drita ka vazhduar me ecuri pozitive në Superligë, derisa në dhjetë xhiro është skuadra e vetme që nuk di për humbje.

Ekipi nga Gjilani tani edhe e ka forcuar pozitën e parë në tabelë, pasi të shtunën triumfoi në shtëpi ndaj Trepçës ’89 me rezultatin 3:1.

Kjo ndeshje u zhvillua në fushën me bari sintetik në Gjilan, dhe e hapi xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Me këtë triumf, Drita mbetet në krye të tabelës me 24 pikë të shënuara.

Me të filluar ndeshja, Drita arriti ta zhbllokoi rezultatin me mesfushorin Muharrem Jashari.

Jashari shënoi në minutën e shtatë me një gjuajtje të saktë prej rreth 17 metrave. Ky gol ishte edhe i mjaftushëm për Dritën që shkoi në pushim me epërsinë 1:0.

Të besuarit e Ardian Nuhiu edhe në pjesën e dytë, gjetën rrjetën plot dy herë.

Drita e dyfishoi epërsinë në minutën e 54-të, nëpërmjet mbrojtësit të krahut, Besnik Krasniqit.

Krasniqi shënoi nga penalltia, të cilën arbitri kryesor e dha vetëm pasi u konsultua me sistemin VAR. Në fakt gjyqtari i ndeshjes, e anuloi golin e Trepçës ’89 në minutën e 50-të për ta dhënë penalltinë për Dritën.

Ndërkohë fitoren Dritës ia vulosi rezervisti Ardit Tahiri (70’) që përfitoi nga një moskoordinim i mbrojtësit dhe portierit kundërshtar, për të trefishuar epërsinë e skuadrës vendase.

89-shit, iu analua edhe një gol në këtë përballje. Në minutën e 80-të, shënoi Adonis Shala, por ishte në pozitë jashtë loje.

Megjithatë, 89-shi e shënoi golin e nderit në minutën e tretë të kohës shtesë nëpërmjet kapitenit Ardian Muja që shënoi nga afërsia pas asistimit të sulmuesit Christian Mba.

Me këtë humbje, Trepça ’89 mbetet në kuotën e nëntë pikëve të tubuara pas tetë ndeshjeve që ka të zhvilluara deri më tani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Futsall, Kosova publikon listën

Futsall, Kosova publikon listën

Vinicius deri më 2030 te Real Madridi

Vinicius Junior po transferohet në Premier League

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Muçi edhe një javë jashtë fushe

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Ngjyra që po dominon pamjen e jashtme të shtëpive këtë sezon

Ngjyra që po dominon pamjen e jashtme të shtëpive këtë sezon

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

Fshatrat e Podujevës nesër do të mbesin pa ujë për disa orë

Albulena Haxhiu nis punën si ushtruese e detyrës së presidentes

Albulena Haxhiu nis punën si ushtruese e detyrës së presidentes

Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

Mbledhja e Komisionit për AKI-në mbahet me dyer të mbyllura

Mbledhja e Komisionit për AKI-në mbahet me dyer të mbyllura

Arrestohet një i mitur i kërkuar dhe i dënuar për dhunim në Prishtinë

I mituri në Kaçanik kapet me kanabis në oborrin e shtëpisë

Rrahje masive në Kllokot, të përfshirë edhe dy policë jashtë detyrës

Gjenden municion e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën