TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Drita – Ballkani, super-derbi për titull të kampionit do të luhet sot

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Drita – Ballkani, super-derbi për titull të kampionit do të luhet sot

Superliga e futbollit do të rikthehet sot me ndeshjet e xhiros së 24-t.

Dy ndeshje do të luhen sot, dy të mërkurën dhe një të enjten.

Pa dyshim, dueli kryesor i kësaj xhiroje, i cili mund të sqarojë shumëçka rreth titullit të kampionit do të jetë ai mes Dritës dhe Ballkanit.

Dy kandidatët kryesorë për titull të kampionit do të përballen mes vete sot në Gjilan

Liderja vjen nga humbja në Podujevë prej Llapit, kurse kampionët aktualë vijnë nga barazimi me Prishtinën.

Aktualisht, Bardhekaltrit janë përpara me 10 pikë dhe një fitore eventuale do t’ua siguronte atyre një shkëputje thuajse të paarritshme prej 13 pikësh.

Nga ana tjetër, ekipi Portokalli këtë lojë e ka si “jetë a vdekje” dhe për t’u fituar gjithsesi, nëse dëshiron t’i mbajë ende gjallë shpresat për titullin e katërt radhazi të kampionit.

Ekipit nga Suhareka nuk i leverdis as barazimi pasi në këtë rast do të mbetej në fuqi distanca prej 10 pikësh disavantazh ndaj lideres nga Gjilani.

Llapi ndërkohë do ta kërkojë sot fitoren e dytë radhazi derisa e viziton Ferizajn.

Dy ekipet vijnë nga fitoret në xhiron e fundit: llapjanët e ndalën Dritën kurse ferizajasit e mposhtën Suharekën.

Malisheva do ta kërkojë këndelljen në duel me Gjilanin pas humbjes nga Dukagjini, kurse “Skifterat” synojnë ta vazhdojnë formën e mirë nëpër të cilën po kalojnë.

Prishtina do t’i bëjë konak Dukagjinit, i cili e regjistroi një fitore të madhe me Malishevën, ndërsa Suhareka llogarit në fitore ndaj Feronikelit 74.

Dy ndeshjet e sotme do të nisin nga ora 14:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liga e Parë, xhiro me ndeshje interesante

Liga e Parë, xhiro me ndeshje interesante

Operohet Albian Hajdari, humb ndeshjet e nëntorit

Operohet Albian Hajdari, humb ndeshjet e nëntorit

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Kryendeshja Prishtina – Drita, të dielën në Hajvali

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Gjilani – Llapi, ndeshja hapëse e xhiros së 11-të

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti: Presim që Raporti i Komisionit Evropian të pasqyrojë progresin e arritur

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: PDK duhet të përgjigjet për ndryshim qëndrimesh për Ligjin për Specialen

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën