TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Drita – Ballkani, derbi i xhiros së 21-të

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Drita – Ballkani, derbi i xhiros së 21-të

Xhiroja e 21-të e Superligës së Kosovës në futboll, do të vazhdoj këtë mesjavë, me tri ndeshje të mërkurën dhe dy të tjera të enjten.

Të trija ndeshjet që do të luhen të mërkurën, janë tejet interesante për shkak se përballen skuadrat që janë afër njëra tjetrës në tabelë.

Megjithatë, e gjithë vëmendja në këtë xhiro do të jetë në qytetin e Gjilanit. Në stadiumin me bari sintetik, të mërkurën prej orës 13:00, do të përballen Drita me Ballkanin, kampionin në fuqi.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, duke pasur parasysh se si Drita ashtu edhe Ballkani po luftojnë për titullin e kampionit.

Aktualisht, Ballkani është lider në tabelë me 44 pikë, shtatë më shumë se skuadra e Dritës që renditet e treta. Megjithatë, Ballkani në këtë ndeshje futet pas barazimit befasues në xhiron e shkuar, ku luajti 2:2 në shtëpi me Feronikelin ’74.

Në anën tjetër, Drita vikendin e shkuar triumfoi 1:0 në udhëtim te Liria e Prizrenit për ta kompensuar humbjen nga Llapi në xhiron e parë të stinorit pranveror.

Në dy ndeshjet e stinorit vjeshtor, të dyja skuadrat shënuan nga një fitore ndaj njëra tjetrës. Drita triumfoi 2:1 në Gjilan, ndërsa Ballkani iu revanshua duke fituar 1:0 në Suharekë.

Të mërkurën, do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, të cilat po ashtu janë interesante dhe startojnë në orën 13:00. Skuadra e Prishtinës do të synoj të vazhdoj me rezultate pozitive edhe në këtë xhiro, ndonëse përball do ta ketë një kundërshtar tejet të papërshtatshëm.

Në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina e pret skuadrën e Malishevës. Në tabelë, Malisheva është më lartë se Prishtina. Zë vendin e katërt me 32 pikë të mbledhura, dy më shumë se Prishtina që renditet e pesta dhe në pranverë nuk di për humbje.

Ndërkohë, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, do të luhet derbi i skuadrave që po luftojnë për mbijetesë, Feronikelit ’74 dhe Gjilanit.

Nikli në këtë duel futet pas pikës së fituar ndaj Ballkanit, ndërsa Gjilani pas barazimit 1:1 në shtëpi kundër Prishtinës. Sa i përket renditjes në tabelë, Feronikeli ’74 ka 22 pikë dhe zë vendin e shtatë, ndërsa Gjilani është i teti më 22 pikë të grumbulluara.

Kjo xhiro, do të mbyllet të enjten me dy ndeshje në program, të cilat startojnë në orën 13:00, po ashtu.

Në Klinë, saktësisht stadiumin “18 Qershori”, Dukagjini përballet me Lirinë e Prizrenit.

Dukagjini shihet favorit në këtë ndeshje, duke pasur parasysh se Liria është e fundit në tabelë dhe i ka humbur dy ndeshjet e para në pranverë.

Po ashtu, edhe Llapi vlerësohet favorit në ndeshjen që e luan në udhëtim kundër skuadrës së Fushë Kosovës. Kjo përballje luhet në Lipjan dhe Llapi synon fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura në stinorin pranveror.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Maqedonasit në “turizëm farmaceutik” në Kosovë dhe në Serbi për barna më të lira

Maqedonasit në “turizëm farmaceutik” në Kosovë dhe në Serbi për barna më të lira

Një person në Kaçanik rrah të dashurën e tij, arrestohet

Arrestohen dy zyrtarë të KEDS-it në Ferizaj, dyshohen se morën 400 euro ryshfet

Spiropali e takon Hamzën: Vlerësoj rolin historik dhe politik të PDK-së, ka momente kur politika duhet të qëndrojë mbi dallimet partiake

Spiropali e takon Hamzën: Vlerësoj rolin historik dhe politik të PDK-së, ka momente kur politika duhet të qëndrojë mbi dallimet partiake

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Dy të arrestuar në Gjilan nën dyshimin për dhunim

Zgjedhjet parlamentare: Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Dyshime për manipulim të votave, arrestohen e më pas lirohen 15 persona në Novobërdë

Hetohet vdekja e një pacienti në Entin Special të Shtimes

Hetohet vdekja e një pacienti në Entin Special të Shtimes

Zbulohen detaje rreth policit që u kap me 1 milion euro në Merdare

Zbulohen detaje rreth policit që u kap me 1 milion euro në Merdare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën