TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dreshaj: AAK do ta kalojë pragun zgjedhor dhe do të jetë pjesë e qeverisjes

by teve1
4 muaj ago
2
A A
Dreshaj: AAK do ta kalojë pragun zgjedhor dhe do të jetë pjesë e qeverisjes

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, është shprehur i bindur se subjekti i tij politik do të kalojë pragun zgjedhor në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke i cilësuar ato si zgjedhje të “zorit” për shkak të kushteve të vështira që po kalon vendi.

Në emisionin “Ditari” në Tevë1, Dreshaj ka theksuar se AAK-ja pret një dyfishim të numrit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

“Zgjedhjet janë të zorit, sepse nuk ka pasur nevojë që të varfërohet vendi, kur ato milionat që do të kërkohen për zgjedhje mund të ishin përdorur për nevojat e qytetarëve. Kemi pasur oferta për t’u bashkuar, por këtë herë kemi vendosur ta testojmë veten dhe të dalim fitimtarë, duke i mbyllur njëherë e përgjithmonë thashethemet që partitë e tjera kanë përhapur, se gjoja Aleanca nuk e kalon pragun zgjedhor. Aleanca kurrë nuk ka pasur problem me pragun dhe nuk do të ketë as tani, pasi ka ndihmuar edhe parti të tjera që të futen në Kuvend, ndërsa më pas ka pasur sjellje jo mbështetëse ndaj nesh. Pres që të jemi të përfaqësuar mirë në Kuvendin e Kosovës dhe të dyfishojmë numrin e deputetëve nga lista e AAK-së. Jam i bindur se Aleanca do të jetë pjesë e qeverisjes së vendit”, ka deklaruar Dreshaj.

Për sa i përket koalicioneve paszgjedhore, Dreshaj ka theksuar se AAK-ja është e gatshme të bashkëpunojë me çdo subjekt politik për interesin e shtetit, por për pushtet preferojnë partitë e djathta.

“Aleanca ka dy parime të ndara: një është aleanca për pushtetin dhe tjetra aleanca për shtetin. Kur është në pyetje shteti, Aleanca nuk ka vijë të kuqe me askënd, ndërsa kur bëhet fjalë për pushtetin, ne parapëlqejmë partitë e djathta dhe ato që do të bëjnë një ofertë të sinqertë në përputhje me programin që kemi hartuar për implementim”, ka thënë Dreshaj.

Dreshaj ka komentuar edhe mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se, megjithëse nuk kanë në plan një bashkëpunim për shkak të dallimeve ideologjike dhe programore, AAK-ja do të jetë e hapur për çdo ofertë.

“Varet nga oferta që do të ketë. Për momentin nuk e kemi në plan një koalicion me Vetëvendosjen, pasi parapëlqejmë bllokun opozitar për të qeverisur vendin, me të cilin kemi më shumë afri programore dhe ideologjike sesa me VV-në. Megjithatë, nëse ka ndonjë zhvillim, sigurisht që do të jemi të hapur”, ka përfunduar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

Prishtina përfshihet në projekt-buxhetin 2026, Rama: Hap i rëndësishëm për stabilitet

Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Prilli vendimtar për presidentin, Kosova duhet të mbetet në kursin euroatlantik

Zjarri përfshin fabrikën e stiroporit në Prizren, dëmi mbi 400 mijë euro

Franca riafirmon angazhimin e saj në mbështetje të rimëkëmbjes së Sirisë

Franca kundërshton fuqishëm sulmet ndaj infrastrukturës në Iran

373 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin në Iran, thotë raporti

373 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin në Iran, thotë raporti

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

Prishtina përfshihet në projekt-buxhetin 2026, Rama: Hap i rëndësishëm për stabilitet

Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Prilli vendimtar për presidentin, Kosova duhet të mbetet në kursin euroatlantik

Zjarri përfshin fabrikën e stiroporit në Prizren, dëmi mbi 400 mijë euro

Fermerët në Shqipëri protestojnë pas heqjes së subvencionit të naftës

Fermerët në Shqipëri protestojnë pas heqjes së subvencionit të naftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën