TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Drenori: Deputetët kanë “rrëshqitur” keq, situatë e neveritshme, qytetarët s’duan më t’i shohin as në TV

by TËVË 1
1 vit ago
6
A A
Drenori: Deputetët kanë “rrëshqitur” keq, situatë e neveritshme, qytetarët s’duan më t’i shohin as në TV

Analisti politik, Xhavit Drenori, ka kritikuar ashpër bllokadën politike të krijuar nga partitë në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se vendi është futur në një situatë të neveritshme dhe qesharake, që po e zhgënjen çdo ditë e më shumë qytetarin.

Drenori u shpreh se as vetë subjektet politike nuk e kishin parashikuar që do të ‘rrëshqisnin’ në këtë krizë, ndonëse sipas tij, deputetët e nisën me vetëdije bllokimin e punës së Kuvendit.

“As vetë subjektet politike nuk e kanë besuar që vijnë në këtë situatë. Po ta dinin, pa përjashtim nuk do ta lejonin të ndodhte. E kanë nisur me vetëdije, por nuk e kanë kuptuar se ku do të çonte kjo”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas tij, kjo papërgjegjësi politike ka bërë që qytetarët të humbin interesin për proceset parlamentare dhe të refuzojnë t’i ndjekin seancat e Kuvendit, të cilat po mbahen çdo 48 orë pa ndonjë rezultat konkret.

“Kjo situatë i ka bërë deputetët qesharakë, të neveritshëm. Tash kur vjen koha e këtij 48-orëshi, qytetarët e ndërrojnë kanalin, sepse e dinë se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Drenori.

Drenori shton se, edhe pse forma e bllokadës është teknikisht brenda rregullave të demokracisë, ajo është moralisht dhe politikisht e papranueshme për qytetarët që presin zgjidhje.

“Kjo situatë është e neveritshme dhe e papranueshme. Kemi të bëjmë me një klasë politike të papërgjegjshme. Ani pse në aspektin rregullativ janë brenda rregullave të ‘lojës’, sepse demokracia ka rregulla”, u shpreh analisti.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar tashmë 31 herë radhazi të konstituohet, me mungesë të kuorumit dhe refuzim për të marrë pjesë në votime nga shumë deputetë, duke e lënë vendin në një ngërç politik./teve1.info/

Tags: Kuvendi i Kosovespartite politikeTeve1Xhavit Drenori
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK sot zhvillon konferencë për media nga ora 15:00

Aleanca mban nesër konferencë për media

Aleanca mban konferencë për media sot në orën 14:00

KPK suspendon kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetajn dhe prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt

Publikohet arsyetimi për suspendimin e kryeprokurores Lumturije Vuçetaj, dyshohet se injoroi kërkesat urgjente të Arlindës

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Gazmend Hoxha jep dorëheqje – Fehmi Hoti emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Policisë

Akil Gjakova në repasazh të Grand Slam Abu Dhabi!

Akil Gjakova në repasazh të Grand Slam Abu Dhabi!

Aleanca mban nesër konferencë për media

Aleanca mban konferencë për media sot në orën 14:00

Fundjava e basketbollit kosovar, vëmendja në Rahovec e Prishtinë

Sigal Prishtina – Trepça, përballen të dielën, në klasiken e basketbollit

KPK suspendon kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetajn dhe prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt

Publikohet arsyetimi për suspendimin e kryeprokurores Lumturije Vuçetaj, dyshohet se injoroi kërkesat urgjente të Arlindës

Ekipi i xhudos së Kosovës, pjesë e kampit stërvitor ndërkombëtar në Hungari

Laura lufton për medalje të bronztë

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Gazmend Hoxha jep dorëheqje – Fehmi Hoti emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Policisë

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Gazmend Hoxha jep dorëheqje – Fehmi Hoti emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Policisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën