TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Drejtor i Telekomit serb i lidhur edhe me një nga autorët e sulmit në Banjskë, kapet në tubimin e organizuar nga partia e Vuçiqit

by Tëvë1
11 muaj ago
4
A A
Drejtor i Telekomit serb i lidhur edhe me një nga autorët e sulmit në Banjskë, kapet në tubimin e organizuar nga partia e Vuçiqit

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë shtetërore serbe të telekomunikimit “Telekom Srbija” (MTS), Vladimir Luçiq, është filmuar duke marrë pjesë në një tubim të organizuar nga Partia Progresive Serbe (SNS), e udhëhequr nga Milosh Vuqeviq, nën direktivat e presidenti autokrat serb Aleksandar Vuçiq.

Pamjet tregojnë Luçiqin duke marshuar në mesin e mbështetësve të kësaj partie në Vozhdovac të Serbisë, përkrah vetë Vuçiqit dhe figurave tjera të larta të regjimit, si Sinisha Mali dhe Ana Brnabic.

Luçiq shihet duke buzëqeshur në turmë, teksa thirrej “Aco, Srbine”, por kur vëren kamerat, reagimi i tij ndryshon. Ai fillon të përsërisë “jo, jo, jo…”, duke lënë të kuptohet se nuk dëshironte të filmohej teksa ishte në atë tubim.

Gazetari dhe drejtori i lajmeve në TV Nova, Slobodan Georgiev, theksoi se ky është një konfirmim i asaj që është përfolur prej kohësh: se Luçiq është një “avatar i Vuçiqit” dhe se që nga marrja e detyrës në vitin 2018, qëllimi i tij ka qenë të shkatërrojë mediat e pavarura, në veçanti ato të United Group, si N1 dhe Nova S.

Ndërkohë, “MTS” është përfshirë edhe në një tjetër skandal në Kosovë, që lidhet me një nga autorët kryesorë të sulmit terrorist në Banjskë.

Një hetim i ekspertit të sigurisë Agim Musliu, ka zbuluar se Vladimir Radivojeviq, i njohur me nofkën “Mami”, ishte i punësuar nga “MTS” si shofer personal i drejtorit të kësaj kompanie në Kosovë, Zoran Millojeviq. Ai merrte një pagë mujore prej 1,246.26 euro dhe konsiderohet si një nga figurat kyçe të përfshira në organizimin e barrikadave në veri, si dhe në futjen e armëve nga Serbia në Kosovë.

Radivojeviq ishte pjesë e organizatave ilegale si “Mbrojtja Civile” dhe i lidhur ngushtë me strukturat e Listës Serbe. Në vitin 2021, ai ka qenë pjesë e një delegacioni që është takuar me Vuçiqin, në të cilin ishte premtuar “bërja e diçkaje të madhe”. Ky “premtim” u realizua më 24 shtator 2023, me sulmin e armatosur në Banjskë, ku mori pjesë përkrah Milan Radoiçiqit dhe anëtarëve të tjerë të grupit të armatosur.

Kompania “MTS”, nuk ka dhënë asnjë sqarim publik për punësimin e Radivojeviqit apo lidhjet me strukturat ilegale serbe në veri.

Tags: BanjskaTelekomTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Aksidenti në Pejë, një person i lënduar

​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të

Ismaili: PDK i ka dërguar letër Deharit për mbajtjen e seancës më 16 gusht

Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

Dehari: Vazhdimi i seancës pa marrëveshje politike tensionon situatën dhe rrit rrezikun e përplasjeve në Kuvend

Edhe PDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Ismaili: Është tentativë manipulimi

Basha nënshkruan marrëveshjet me AAC dhe EASA

Basha nënshkruan marrëveshjet me AAC dhe EASA

Arrestohen dy të rinj në Shkodër, po transportonin me furgon 2 mijë e 500 fidanë kanabisi

Arrestohen dy të rinj në Shkodër, po transportonin me furgon 2 mijë e 500 fidanë kanabisi

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën