TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Drejtësi për Agonin”, protestojnë miqtë e familjarët – kërkojnë hetim transparent

Sot para stacionit policor në Lipjan është mbajtur protestë nga familjarët dhe miqtë e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu i cili vdiq gjatë arrestimit nga pesë zyrtarë policorë. Vëllau i tij kërkoi hetim të plotë, transparencë e përgjegjësi.

by Lindrit Zejnullahu
9 muaj ago
1 0
A A

“Nuk kërkojmë hakmarrje por drejtësi”.

“Jo dhunë, duam paqe për Agonin”

Me këto pankarta në duar u nisën drejt stacionit policor në Lipjan.

Familjarë e miq të Agon Zejnullahut që vdiq në duart e Policisë te hënën, protestuan duke kërkuar drejtësi për të.

Vëllau i të ndjerit, Albani kërkoi nga institucionet hetim të plotë, transparencë e përgjegjësi.

“Jemi këtu sepse dhimbja e familjes së Agonit është dhimbja jonë kolektive. Sepse heshtja vret për herë të dytë. Agoni nuk është vetëm një emër. Ai është simbol i një padrejtësie që nuk guxon të harrohet. Ai është kujtim që na bën të mos mbyllim sytë. Ai është dhimbje që kërkon të më vetën. Kërkojmë hetim të plotë dhe transparent. Kërkojmë përgjegjësi. Kërkojmë ligj e jo justifikime institucionale”, deklaroi vëllai i Agonit, Alban Zejnullahu.

Ai tha se nuk do të ndalen deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

“Drejtësi për jetë që nuk duhet të ishin shuar. Nuk do të ndalemi. Nuk do të harrojmë. Deri në ditën kur drejtësia të flas, ne do të vazhdojmë ta kërkojmë me dinjitet e me guxim”, tha ai.

Prindërit e motra e të ndjerit u panë në gjendje të rënduar emocionale teksa ai lexonte fjalimin.

Derisa një nga miqtë e familjes krahasoi zyrtarët policorë me ata të kohës së ish-regjimit serb.

“Policinë nuk ka njeri gjak shqiptari që nuk i do. Ama milicinë i urrejnë deri në pikën e fundit. Siç po duket kohët e fundit kanë filluar disa të shndërrohen në milic. E milicët dihet të kujt kanë qenë, të Sllobodan Millosheviqit…Nëse edhe këto gjëra i mohohen këtij populli, ne nuk do të ndalemi derisa të vihet drejtësia në vend. Se për disa gjëra po shihet se kush e ka kapur pushtetin në dorë”, tha miku i familjes, Mirlaim Limani.

E dikush nga ta pati kritika ndaj zyrtarëve policorë të arrestuar për vdekjen e 27-vjeçarit.

Agon Zejnullahu dyshohet se u vra nga pakujdesia gjatë arrestimit nga zyrtarët policorë, ndaj pesë të cilëve tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liderët politikë nderojnë Nexhat Dacin, Kurti vlerëson kontributin e tij

​Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e masakrave serbe

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Haxhiu: Masakra e Pastasellës mbetet një nga plagët më të rënda të luftës në Kosovë

​Dhuna në familje alarmante në Kosovë, 75% e viktimave janë gra

​Dhuna në familje alarmante në Kosovë, 75% e viktimave janë gra

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Osmani përkujton masakrat në Pastaselë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës

4 gjëra që duhet të bëni çdo ditë për të qenë më të lumtur dhe elastik mendërisht

4 gjëra që duhet të bëni çdo ditë për të qenë më të lumtur dhe elastik mendërisht

SHBA godet fuqishëm Isfahanin me sulm masiv ajror, Trump publikon pamjet

SHBA godet fuqishëm Isfahanin me sulm masiv ajror, Trump publikon pamjet

Microsoft planifikon një investim prej 1 miliard dollarësh në Tajlandë

Microsoft planifikon një investim prej 1 miliard dollarësh në Tajlandë

Liderët politikë nderojnë Nexhat Dacin, Kurti vlerëson kontributin e tij

​Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e masakrave serbe

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Haxhiu: Masakra e Pastasellës mbetet një nga plagët më të rënda të luftës në Kosovë

Aleatët arabë i kërkojnë SHBA-së të mos ndalojë luftën ndaj Iranit deri në dobësimin e tij

Aleatët arabë i kërkojnë SHBA-së të mos ndalojë luftën ndaj Iranit deri në dobësimin e tij

Komisionit Evropian i bëhet thirrje të dënojë dhunën në ditën e zgjedhjeve në Serbi

Komisionit Evropian i bëhet thirrje të dënojë dhunën në ditën e zgjedhjeve në Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën