TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dramat e kryeministrit me Prokurorinë

by Shpat Blakcori
9 muaj ago
1
A A
Dramat e kryeministrit me Prokurorinë

Refuzimi i kryeministrit, Albin Kurti, për tu paraqitur në Prokurorinë Speciale për t`u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit ka ngjallur reagime të mëdha në opinionin publik. Ekspertët e çështjeve juridike shprehen kritik ndaj veprimeve të Kurtit, pasi që sipas tyre askush nuk është mbi ligjin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka ndërmend të paraqitet në Prokurorinë Speciale për tu intervistuar në cilësinë e dëshmitarit në lidhje  me rastin e rezervave shtetërore.

Ai madje tha se ka guxim ta bëjë këtë gjë ndërsa po pret të shoh nëse edhe prokurorët kanë guxim që të vijnë tek ai.

Kurti akuzoi drejtpërdrejtë kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn, se po inskenon një situatë me qëllim që hyrja e tij në objektin e Prokurorisë të bëhet lajm ndërkombëtar.

Ndërkaq ky i fundit tha se deklarata të tilla nuk i bëjnë shumë përshtypje, mirëpo nënvizoi se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Avokati Yll Zekaj, i vlerëson si të papranueshme sjelljet e kryeministrit që pretendon se qeverisë me një shtet demokratik.

“Nuk është legjitime që një kryeministër të dalloj nga qytetarët e tjerë dhe po ashtu të përdorë privilegjet e tij nga pozicioni i kryeministrit dhe të ftoj prokurorinë që të shkoj në zyrën e tij dhe të mos i përgjigjet ftesave. Kjo është e papranueshme për një kryeministër i cili pretendon që të qeverisë në një shtet demokratik siç duhet të jetë Kosova. Të gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë para ligjit”, ka deklaruar ai.

Zekaj tregon edhe për pasojat e mundshme nëse kryeministri Kurti nuk e respekton ftesën e Prokurorisë Speciale.

“Ligji parasheh që dëshmitari duhet t’i përgjigjet ftesës. Por, nëse prokuroria e vlerëson se dëshmitari nuk po i përgjigjet ftesës atëherë mund edhe të shqiptoj gjoba në drejtim të dëshmitarit. Kurse nëse nuk përgjigjet edhe me gjoba atëherë mund edhe të burgoset dëshmitari, por që sipas ligjit jo më gjatë se 30 ditë apo kur dëshmia e tij bëhet e panevojshme. Kishte me qenë imazhi më i keq i mundshëm nëse vjen deri tek shqiptimi i gjobave apo edhe deri tek burgosja e kryeministrit. Nuk do të dëshiroja që kryeministri i vendim tim të ballafaqohet me probleme të tilla dhe që ai të mos e respektoj sistemin e drejtësisë” .

Sjelljet e Kurtit po i kritikon edhe drejtori Institutit Clard, Anton Nrecaj.

Ai thotë se është krejtësisht normale që në shtetet demokratike një kryeministër të thirret nga Prokuroria për t’u intervistuar.

“Sjellja e kryeministrit është e papranueshme sepse askush nuk është përmbi ligjin. Kushtetuta jonë e rregullon dhe e përcakton shumë mirë se kush mund të intervistohet dhe kush mund të arrestohet. Kodi i procedurës penale  e parasheh shumë mirë nëse një qytetar nuk i përgjigjet thirrjes së prokurorisë për tu intervistuar si dëshmitar atëherë mund t’i shqiptohet gjobë si dhe masa të tjera kur mund të urdhërohet policia që i njëjti të arrestohet”, ka thënë Ndrecaj.

Mirëpo avokati Nrecaj ka disa kritika edhe për Prokurorinë.

“Prokuroria është duke e luajtur një lojë jo të mirë për shkak se do duhej gjetur një hapësirë që kjo çështja të mos bëhej kaq mediatike” , ka thënë ai.

Prokuroria Speciale e Kosovës deri më tani ka dërguar dy ftesa deri te kryeministri Kurti, por ai nuk është paraqitur për intervistim.

Shefi i ekzekutivit kosovar është shprehur është i gatshëm të dëshmojë por që këtë ta bëjë në zyrën e tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Basha falënderon deputetët: Kuvendi tashmë mund ta vazhdojë punën

Basha falënderon deputetët: Kuvendi tashmë mund ta vazhdojë punën

“TYM I BARDHË NË KUVEND” – MË NË FUND NDODH KONSTITUIMI | MESDITË – 10.10.2025

“TYM I BARDHË NË KUVEND” – MË NË FUND NDODH KONSTITUIMI | MESDITË – 10.10.2025

Konstituohet Kuvendi, Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar nga komuniteti serb

Konstituohet Kuvendi, Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar nga komuniteti serb

Zgjedhja e nënkryetarit me short, Basha i jep radhën Nenad Rashiqit

Juventusi planifikon një transferim befasues për yllin kryesor të Milanit

As Igor Simiq s’mund t’i merr votat për nënkryetar Kuvendi

As Igor Simiq s’mund t’i merr votat për nënkryetar Kuvendi

Serbi-Shqipëri në një ekran të madh, ‘Tifozat Kuq e Zi’ lënë takim në shesh… për festë

Serbi-Shqipëri në një ekran të madh, ‘Tifozat Kuq e Zi’ lënë takim në shesh… për festë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën