Basketbollisti francez Sadio Doucoure i është bashkuar KB Pejës.
Skuadra kampione e Kosovës në basketboll, në faqen zyrtare ka njoftuar për transferimin e Doucoures. Doucure luan në pozitat 3 dhe 4 dhe vjen nga basketbolli francez.
“Bienvenue Sadio! KB Peja njofton transferimin e Basketbollistit francez, Sadio Doucoure – i cili i bashkohet Kampionëve të Kosovës nga Superliga Franceze. Doucoure është basketbollist i pozitave 3/4 dhe është përforcimi i radhës në synimin për të mbajtur titullin në tempullin e Kampionëve”, thuhet nga KB Peja.
Doucure 31-vjeçar, i gjatë 201 centimetra, ka pasaportë edhe të Malit.
Ai luajti për disa skuadra franceze, së fundi për Antibes Sharks.