TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dosja paraprake e Thaçit: Përpjekje e ZPS-së për të ndikuar në rezultatin e rastit për krime lufte

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Dosja paraprake e Thaçit: Përpjekje e ZPS-së për të ndikuar në rezultatin e rastit për krime lufte

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Hashim Thaçi ka dorëzuar dosjen paraprake në çështjen në të cilën së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin, akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Dosja paraprake nga mbrojtja e Thaçit u dorëzua me 20 tetor por ajo u bë publike me redaktimet përkatëse me 23 tetor 2025.

Sipas dosjes së dorëzuar nga avokatja Sophie Menegon, ata thonë se ky rast është përpjekje e Prokurorisë për të ndikuar në rezultatin e rastit të Hashim Thaçit i cili së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas mbrojtjes, kjo po ndodhë duke e ngarkuar Thaçin dhe ekipin e tij mbrojtës me procedura paralele e po ashtu edhe duke krijuar faktorë paragjykues qe mund të ndikojnë në rezultatin e rastit për krime lufte.

Përveç kësaj, mbrojtja e Thaçit thotë se ky rast është i motivuar nga dëshira për të justifikuar masat e tepruara hetimore të Prokurorisë në vitin 2023 të bazuara në akuza të cilat shumica nuk qëndrojnë.

“ZPS ka folur vazhdimisht për këtë rast si një çështje që përfshin “ndërhyrje ndaj dëshmitarëve”,³ përfshirë edhe në deklaratat e saj të fundit publike. Kjo jo vetëm që rrezikon prezumimin e pafajësisë së z. Thaçi, por edhe shtrembëron akuzat”, thuhet në dosje.

Përveç kësaj, mbrojtja thotë se Thaçi nuk është ngarkuar me veprën “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” cila parashihet me nenin 386 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës kur një person përdor detyrim ose ryshfet me qëllim që të nxisë dëshmi të rreme ose të parandalojë apo vonojë sigurimin e provave.

Mbrojtja thotë se edhe vetë Prokuroria e pranon se një akuzë e tillë nuk do ishte konfirmuar kurrë dhe për të justifikuar masat e saj ndërhyrëse, e bindi gjyqtaren e procedurës paraprake se duhej gjetur një akuzë tjetër seriozë.

Sipas mbrojtjes, për rrjedhojë, Thaçi akuzohet për  “pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Mbrojtja thotë se kjo vepër kurrë nuk është përdorur në Kosovë në kontekstin e pretendimeve për “ndërhyrje ndaj dëshmitarëve”, dhe elementet e saj të sakta, siç janë aplikuar nga gjykatat e Kosovës, nuk kanë asnjë lidhje me pretendimet faktike të ZPS-së në këtë rast.

Në anën tjetër, Mbrojtja thotë se barra  provës së akuzave i takon Prokurorisë, por ata thonë se kjo e fundit po vazhdon të zbulojë prova edhe pas dorëzimit të dosjes së saj paraprake.

Në rrjedhjen e parashtrimeve të veta, Menegon thotë se mbrojtja e Thaçit është penguar në përgatitjen e saj në rastin për krime lufte e po ashtu edhe nga kufizimet e konsiderueshme në hetimin e mbrojtjes që ndikojnë posaçërisht tek Thaçi.

Ndërsa, duke folur për rastin kundër administrimit të drejtësisë, Menegon thotë se është dëmtuar që nga fillimi nga sërë defektesh procedurale.

“ZPS duket se është fokusuar në sigurimin e sa më shumë dhe sa më serioze dënimeve kundër z. Thaçi, pa marrë parasysh drejtësinë e procesit apo përputhjen e tij me ligjin përkatës”, thuhet në dosjen paraprake të Thacit.

Sipas mbrojtjes, aktakuza në këtë rast u konfirmua nga trup gjykues në përbërje në mënyrë të paligjshme duke u injoruar dispozitat ligjore të DhSK-së në lidhje me ndarjen e përgjegjësive gjyqësore dhe caktimin e gjyqtarëve.

Menegon thotë se vetë themeli i rastit është i pavlefshëm.

“Pasoja më e rëndësishme e kësaj ka qenë se Aktakuza është lëshuar nga një gjykatë e përbërë në kundërshtim me ligjin, duke e bërë atë të pavlefshme. Si rrjedhojë, vetë themeli i rastit është i pavlefshëm”, thuhet në dosje.

Sipas mbrojtjes së Thaçit, ky rasti kishte mundur të zhvillohet pas përfundimit të rastit për krime lufte dhe se Prokuroria nuk ka dhënë asnjë shpjegim se pse dëshiron që të shkojë paralelisht me këtë rast edhe me rastin për krime lufte.

Mbrojtja thotë se zhvillimi i dy gjykimeve njëkohësisht dhe të ndërlidhura është i paprecedent në të drejtën ndërkombëtare penale dhe krijon parregullsi procedurale.

Po ashtu, në dosje thuhet se zhvillimi paralel i rasteve po e cenon të drejtën e Thaçit për të marrë pjesë aktivë në mbrojtjen e tij, po i vendos barriera të pajustifikueshme ekipit mbrojtës duke e penguar edhe përgatitjen e tyre.

Përveç kësaj, këto procedura sipas mbrojtjes kanë sjellë edhe dy kushte të ndryshme të paraburgimit, me kufizime të ndryshme për personat që mund ta vizitojnë duke sjellë edhe kontradikta.

Po ashtu, thuhet se Thaçi dhe ekipi i tij mbrojtës i nënshtrohen dy kornizave të kundërta për kontaktimin e dëshmitarëve si dhe tashmë i akuzuari i nënshtrohet rregullave të ndryshme nga ato0 që zbatohen për ZPS-në dhe bashkë të akuzuarit.

Këto anomali procedurale, sipas mbrojtjes mund të shmangen nëse dy procedurat zhvillohen njëra pas tjetrës.

Në anën tjetër, mbrojta e Thaçit e përfaqësuar nga Sophie Menegon thotë se akuzat për pengim ndaj Thacit janë të mangta sepse deshtojnë të identifikojnë faktet thelebesor për rastin e Prokurorisë e që Prokuroria s’i ka korrigjuar as në dosjen paraprake.

Mbrojja thotë se ZPS akuzon Thaçin se ka tentuar të pengojë personat zyrtarë, përmes veprimit të përbashkët të tre grupeve. Megjithatë, sipas mbrojtjes ajo kurrë nuk ka specifikuar se cilët persona zyrtarë pretendohet se kanë qenë objektivi i këtij pengimi të supozuar.

Menegon e quan të habitshme që rasti i Prokurorisë mbështet pothuajse në dokumente dhe jo në prova gojore. Sipas mbrojtjes, Prokuroria synon që ta ndërtoj rastin e saj kryesisht në dokumente pa i kushtuar rendësi parimit të oralisë (dëshmive me gojë).

Mbrojtja thotë s ekundershton tërësisht akuzat ndaj Thaçit dhe çështjet në të cilat mbështetet Prokuroria, nuk mund të provohen. Si rrjedhojë, mbrojtja thotë që pret që Prokuroria të mos arrijë ta përmbushë barrën e saj të provës.

Duke folur për çështjet faktike, mbrojtja thotë se ZPS-ja nuk demonstron përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se dokumentet e marra gjatë kërkimeve dhe sekuestrimeve kanë origjinën nga Thaçi.

Sipas mbrojtjes, mungesat faktike në rastin e ZPS-së duket se lidhen me keqkuptim të natyrës së veprave penale të KPRK-së që përbëjnë bazën e akuzave.

Mbrojtja thotë se është më shumë e dukshme në lidhje me akuzat për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

“Mbrojtja parashikon që ZPS-ja do të kërkojë të mbështetet në vendime nga Çështja 07 dhe Çështja 10 për të mbështetur interpretimet e saj të këtyre veprave sipas KPK-së. Megjithatë, z. Thaçi nuk ishte palë në ato çështje. Ai nuk kishte asnjë mundësi të argumentonte për interpretimin e saktë të së drejtës penale të Kosovës dhe nuk mund të mbahet përgjegjës për dështimin e të akuzuarve të tjerë për ta bërë këtë. Mbrojtja do të kërkojë një interpretim të saktë të veprave të KPK-së që respekton jurisprudencën dhe praktikën vendore të Kosovës. Siç është treguar më sipër (shih paragrafin 21), këtë e kërkon parimi i ligjshmërisë. Kjo Gjykatë nuk mund të lejohet të dënojë një të akuzuar sipas KPK-së për një sjellje që nuk do të përbënte bazë për dënim në një gjykatë “normale” të Kosovës”, thuhet në dosje.

Si rrjedhojë, mbrojtja thotë në përfundim se rasti i Prokurorisë mbështetet në pretendime të gabuara faktike dhe në interpretim të gabuar të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe vitin e kaluar i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës./betimi për drejtësi

 

Tags: DhSKHashim ThaciZPS
ShareTweet

Postime të ngjashme

VV-ja dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën Serbe

Supremja refuzon ankesën e VV-së për procesin e votimit në Han të Elezit

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Përfshihet nga zjarri një veturë në oborrin e një shkolle në Istog

Seanca vendimtare e Kuvendit – Rohde zbarkon nesër në sallë

Kuvendi mban seancë të dielën, Kurti pritet ta propozojë Qeverinë e re

Çka nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

Çka nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

VV-ja dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën Serbe

Supremja refuzon ankesën e VV-së për procesin e votimit në Han të Elezit

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Përfshihet nga zjarri një veturë në oborrin e një shkolle në Istog

Seanca vendimtare e Kuvendit – Rohde zbarkon nesër në sallë

Kuvendi mban seancë të dielën, Kurti pritet ta propozojë Qeverinë e re

Çka nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

Çka nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

Katër të vdekur pas një shpërthimi në një stacion treni në Ukrainë

Katër të vdekur pas një shpërthimi në një stacion treni në Ukrainë

Raphinha jo i lumtur me ofertën e re të Barcelonës, problem paga

Raphinha i mungon Barcelonës në “El Clasico”

Pse dështoi transferimi i Rrahmanit te Dinamo?

Pse dështoi transferimi i Rrahmanit te Dinamo?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën