TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dosja e Prokurorisë, rreshteri Lika u vra pak minuta pasi doli nga stacioni policor

Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika, mësohet të jetë i afërm i tij. Dosja e Prokurorisë ka zbardhur shumë detaje për vrasjen e rëndë. Shtatë të dyshuarit për pjesëmarrjen në këtë vrasje, tashmë ndodhen në paraburgim.

nga Lindrit Zejnullahu
23 Prill, 2025
11
A A
Paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e rreshteri Lika – detaje nga seanca

Vrasja e rreshterit Muhamed Lika tronditi Kosovën.

Për këtë rast, shtatë persona të cilët dyshohen se e planifikuan dhe e realizuan vrasjen, ndodhen tashmë në paraburgim.

Dosja e prokurorisë ka zbardhur shumë detaje, për vrasjen që ndodhi në qendër të Kaçanikut.

I ndjeri me ta përfunduar punën, në ora 22:50 minuta ishte nisur për në banesën e tij.

Përgjatë gjithë kësaj kohe, ai ishte nën përcjelljen e grupit që dyshohet se ekzekutoi vetëm pak minuta më vonë.

“I pandehuri Haki Bela pasi që kishte qëndruar në lokalin e tij, prej aty niset në drejtim të Stacionit Policor ku përballë kalohet me viktimën Muhamet Lika, pastaj viktima vazhdon në drejtim të banesës, ndërsa i pandehuri Haki vazhdon drejt rrugës ‘UÇK’ për 20 metra dhe pas 30 sekondave kthehet në drejtim të viktimës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Në dosje tregohet në detaje roli që kishin të dyshuarit e tjerë.

Në mesin e tyre ishte edhe Edmond Lika, për të cilin Tëvë1 ka mësuar se është i afërm i viktimës.

“Të pandehurit Shkëlqim Kuka dhe Edmond Lika vëzhgojnë rrugëtimin e viktimës, ku nga vetura “Opel Astra” me të kaluar viktima përreth veturës në drejtim të banesës, del nga vetura Edmond Lika dhe hip në veturën ‘Golf 2’ duke e vozitur të njëjtën me drita të fikura dhe duke vazhduar në rrugën një drejtimëshe duke përcjellë viktimën në drejtim kah ka lëvizur. Ndërsa vetura ‘Opel Astra’ nga ky moment merr veprimin dhe vazhdon duke shkuar afër vendit të ngjarjes”, thuhet tutje në dosje.

Sipas organit ndjekës, pas kryerjes së aktit, të pandehurit bëhen bashkë në një lokacion të caktuar.

“Vërehet i mituri duke u kthyer me vrap prapa nga kishte ardhur dhe duke ikur në drejtim të lokalit ‘Dukagjini’, ku bashkohet me të pandehurin Rilind Murati i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen. Praprakisht vërehet se i mituri R.B bashkë me dy të pandehur dhe lëvizjes së të pandehurve tjerë, derisa pas vrasjes i pandehuri Diamant ka ndihmuar Belën të largohet nga vendi i ngjarjes”

Në këtë dosje, tregohet gjithashtu se i pandehuri Haki Bela vetëm 14 minuta pas aktit, ka shkuar në vendin e krimit ku ka qëndruar dy minuta dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

E gjithë ngjarja është e regjistruar në kamerat e sigurisë, të cilat janë pronë të stacionit policor të Kaçanikut dhe të bizneseve përreth.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Kamberi reagon ndaj sulmit të figurës së “Komandat Lleshit” në Bujanoc

Kamberi reagon ndaj sulmit të figurës së “Komandat Lleshit” në Bujanoc

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Përfundon intervistimi i ministres Rizvanolli nga Prokuroria Speciale, jep detaje avokati i saj

Rizvanolli: Furnizimi me ujë të pijshëm në komunat veriore, pa problem

Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

KHF Samadrexha paralajmëron Federatën e Hendbollit: Nuk dalim në fushë nëse nuk ndërrohen gjyqtarët

KHF Samadrexha paralajmëron Federatën e Hendbollit: Nuk dalim në fushë nëse nuk ndërrohen gjyqtarët

Kamberi reagon ndaj sulmit të figurës së “Komandat Lleshit” në Bujanoc

Kamberi reagon ndaj sulmit të figurës së “Komandat Lleshit” në Bujanoc

Ancelotti: Barcelona e meritoi titullin e La Ligës

Ancelotti: Barcelona e meritoi titullin e La Ligës

Salah e fton De Bruynen t’i bashkohet Liverpoolit

Salah e fton De Bruynen t’i bashkohet Liverpoolit

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

Fanatik: Galatasaray ofron 6 milionë euro për Xhakën

Fanatik: Galatasaray ofron 6 milionë euro për Xhakën

Ç’thotë ngjyra e flokëve për ju?

Ç’thotë ngjyra e flokëve për ju?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X