TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dorëzon uniformën e luftës në muze, rrëfimi i Isuf Kajdomçaj

by Albiona Hajdari
1 vit ago
0
A A

Isuf Kajdomçaj ka dorëzuar fotografitë e luftës dhe uniformën e ushtrisë në Kullën e Qëndresës në Lubizhdë të Hasit. Ai e viziton këtë vend shpesh dhe kujton momente nga ditët e netët e rrethimit nga ushtria serbe.

Në Kullën e Qëndresës ka dorëzuar uniformën e ushtrisë.

E të shpeshta janë vizitat që i bën në këtë vend.

Në këtë mënyrë, Isuf Kajdomçaj rikujton periudhën e luftës.

Por për ish-Komandantin e Shtabit Lokal të Hasit, dalja në front të luftës nuk ishte dhe aq e lehtë.

“Nuk ka qenë bash e lehtë për shkak se unë kam qenë i martuar, kam pasë fëmijë.I kam pasë katër fëmijë në atë kohë, po fillimisht nuk e ka ditë kërkush prej familjes edhe pse aktivitetet kanë qenë shumë më të hershme. Unë e kam ndje për vete një barrë koxha të madhe edhe nuk jam ndalë deri në momentin e fundit kur është çliru atdheu”, shprehet Kajdomçaj.

Për të është i rëndë kujtimi kur fshati Lubizhdë u rrethua në të gjitha anët.

E kjo kishte ndodhur kur gjatë vitit 98-të, 18 anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së kishin ardhur në këtë vend.

“Është mbledhë popullata te shkolla e fshatit edhe aty pastaj kanë vazhdu maltretime edhe me familjarë edhe me gra edhe me rob e me fëmijë e me krejt ata kanë pësu, i kanë rrahë i kanë maltretu po ka dashtë Zoti kërkush s’ka folë”, tregon ai.

Ndërsa dorëzimi i fotografive të luftës dhe veshjeve të ushtrisë në Kullën Muze, për Isuf Kajdomçaj kanë një domethënie të veçantë.

“Në momentin që e kemi përfundu, këto rroba kanë qenë të miat gjatë luftës që i kam pasë, i kam marrë komplet qysh i kam pasë tek shtëpia, i kam marrë i kam pru në muze për me i lënë përjetë që të mbeten vetëm kujtim i luftës, dmth ia kam lanë kullës muze”, shprehet ai.

Kulla Muze është ndërtuar vitin e kaluar, për të kujtuar edhe kullat e tjera të qëndresës të fshatit Lubizhdë të Hasit.

Tags: dorezimi ne muzeIsuf Kajdonqajuniforma
ShareTweet

Postime të ngjashme

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Vance mohon ndërhyrjen amerikane në zgjedhjet hungareze mes kritikave nga BE-ja

Vance mohon ndërhyrjen amerikane në zgjedhjet hungareze mes kritikave nga BE-ja

Rame Lahaj International Opera Festival rikthehet me edicionin e gjashtë

Rame Lahaj International Opera Festival rikthehet me edicionin e gjashtë

Trump pret Rutten në SHBA mes kërcënimeve për largim nga NATO

Trump pret Rutten në SHBA mes kërcënimeve për largim nga NATO

Kreu i Lidhjes Arabe akuzon Izraelin se po përpiqet të minojë çdo marrëveshje për paqen rajonale

Kreu i Lidhjes Arabe akuzon Izraelin se po përpiqet të minojë çdo marrëveshje për paqen rajonale

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën