TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dorëzohen në KQZ peticionet për shkarkimin e kryetarëve në veri

Peticionet e mbledhura për shkarkimin e kryetarëve shqiptar nga katër komunat veriore janë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Teksa Kryesuesit e kuvendeve komunale kanë thënë se procesi ka shkuar në rregull.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KQZ-ja pranon nënshkrimet e mbledhura për shkarkimin e kryetarit të Zubin-Potokut

Të enjten përfaqësuesit e tri komunave në veri të vendit, Mitrovicë e Veriut, Zveçan e Leposviq kanë dorëzuar në KQZ nënshkrimet e mbledhura nga qytetarët për shkarkimin e kryetarëve.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljanin, të enjten në këtë qese solli në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, 4148 nënshkrimet e mbledhura nga grupi nismëtar serb, për largimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Sipas Udhëzimit Administrativ të përpiluar nga ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, tashmë KQZ do të bëj verifikimin e nënshkrimeve.

“ Ne e kemi krye obligimin sipas Udhëzimit Administrativ dhe krejt në rregull ka shkuar dorëzimi në KQZ, peticioni nga grupi iniciues edhe e kam dorëzuar sa faqe janë nënshkruajtur, janë 423 faqe nënshkrimet janë 4148, edhe procedura nga KQZ u kon e rregullt tash është në duar të ministrisë përkatëse dhe KQZ-së”

Ngjashëm me Ugljanin, veproi edhe kryesuesja e kuvendit komunal të Zveçanit, Selvete Kelmendi.

“ Me datën 23 kam pranuar peticionin nga grupi iniciues, sot e dorëzova këtu në KQZ, gjithçka ka shkuar mirë, tani është në KQZ për ta bërë verifikimin dhe shkojmë tutje me këtë proces”
Kurse zëdhënësja e Komunës së Leposaviq, Agnesa Jashari para dorëzimit të peticionit tha se ka ankesa nga qytetarët për parregullsi në këtë proces.

“ Po ne e kemi sjellë peticionin në KQZ, gjitha nënshkrimet janë mbledhë procesi ka shkuar shumë mirë deri tash. I kemi disa ankesa nga qytetarët kryesisht, nga kryesuesi jo”
Pranimin e peticionit e ka konfirmuar edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Ndryshe nga këto tri komuna, ajo e Zubin Potokut peticionin për shkarkimin e kryetarit, Izmir Zeqiri e ka bërë ditë më parë.

Për shkarkimin e kryetarëve sipas Udhëzimit Administrativ të përpiluar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në Mitrovicë e Veriut duhen 3 mijë e 640 nënshkrime, në Leposaviq 2 mijë e 689, në Zubin Potok 1 mijë e 347 dhe në Zveçan duhen 1 mijë e 411 nënshkrime.

Këto shifra përbëjnë 20-përqindëshin e votuesve të këtyre komunave.

Kronika e realizuar nga gazetari Venhar Isufi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti, Mickoski, Milatoviq, Hoxha e Gjuriq drekuan me Kallasin në Nju Jork, Bosnja ngriti çështjen e varrimit të Mlladiqit

Kurti, Mickoski, Milatoviq, Hoxha e Gjuriq drekuan me Kallasin në Nju Jork, Bosnja ngriti çështjen e varrimit të Mlladiqit

Konjufca pjesë e takimit informues të Bordit të Paqes për Gazën: Jemi të gatshëm të kontribuojmë

Konjufca pjesë e takimit informues të Bordit të Paqes për Gazën: Jemi të gatshëm të kontribuojmë

Ambasada britanike i bën thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës

Ambasada britanike i bën thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës

KQZ mban sot mbledhjen e radhës, shqyrtohet përbërja e KKZ-ve dhe plani informues për zgjedhjet lokale

KQZ mban mbledhje sot, ky është rendi i ditës

Sonte Kosova-Irlanda, “Dardanët” synojnë ta nisin me fitore “Ligën e Kombeve”

Sonte Kosova-Irlanda, “Dardanët” synojnë ta nisin me fitore “Ligën e Kombeve”

Foda dorëzon listën, këta janë katër futbollistët që nuk luajnë sonte

Foda dorëzon listën, këta janë katër futbollistët që nuk luajnë sonte

Kurti, Mickoski, Milatoviq, Hoxha e Gjuriq drekuan me Kallasin në Nju Jork, Bosnja ngriti çështjen e varrimit të Mlladiqit

Kurti, Mickoski, Milatoviq, Hoxha e Gjuriq drekuan me Kallasin në Nju Jork, Bosnja ngriti çështjen e varrimit të Mlladiqit

Konjufca pjesë e takimit informues të Bordit të Paqes për Gazën: Jemi të gatshëm të kontribuojmë

Konjufca pjesë e takimit informues të Bordit të Paqes për Gazën: Jemi të gatshëm të kontribuojmë

Mediat në Shqipëri: Vlora Hyseni i dorëzohet policisë së Shqipërisë në kufi me Kosovën

Ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin, ish kreu i SHISH Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme

Ambasada britanike i bën thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës

Ambasada britanike i bën thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës

KQZ mban sot mbledhjen e radhës, shqyrtohet përbërja e KKZ-ve dhe plani informues për zgjedhjet lokale

KQZ mban mbledhje sot, ky është rendi i ditës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën