TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë, përmend presionin dhe mungesën në bashkëpunim

Mimoza Berbatovci Ukimeraj që nga e hëna nuk do ta drejtojë më Klinikën e Nefrologjisë. Dorëheqjen e saj po e arsyeton me mungesë bashkëpunimi dhe presion.

by Adea Mustafaj
3 javë ago
0 0
A A

Për plot pesë vjet, Mimoza Berbatovci Ukimeraj shërbeu si drejtoreshë në Klinikën e Nefrologjisë.

Por, të hënën, dorëheqje paraqiti nga kjo pozitë.

E këtë vendim e bëri të ditur vetë ajo.

Sipas Berbatovci-Ukimeraj, vendimi erdhi si pasojë e mungesës së bashkëpunimit institucional, dhe presionit të vazhdueshëm.

“Ju njoftoj që pas 5 viteve në detyrë, kam marrë vendim të jap dorëheqje nga posti i Drejtoreshës së Klinikës së Nefrologjisë. Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për të ushtruar detyrën me profesionalizëm, integritet dhe transparencë, në rrethana të karakterizuara nga mungesa e bashkëpunimit institucional me strukturat udhëheqëse të SHSKUK-së dhe QKUK-së dhe nga presionet e vazhdueshme që kanë cenuar pavarësinë time profesionale si dhe kanë pamundësuar ushtrimin normal të përgjegjësive që burojnë nga kjo pozitë”, ka njoftuar Berbatovci Ukimeraj.

E shpesh ish-drejtoresha thotë se kishte pasur edhe pengesa në realizimin e punës.

“Kam qenë dhe mbetem e bindur se çdo funksion drejtues duhet të ushtrohet mbi bazën e ligjit, etikës profesionale, bashkëpunimit institucional dhe respektit të ndërsjellë. Kur këto parime mungojnë dhe kur krijohen kushte që pengojnë realizimin e përgjegjësive në interes të pacientëve, stafit dhe institucionit, dorëheqja bëhet një akt përgjegjësie dhe integriteti profesional dhe personal, e kurrsesi tërheqje nga përgjegjësia”, ka njoftuar tutje Berbatovci Ukimeraj.

Në lidhje me këto akuza është pyetur edhe ShSKUK, por të njetit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e kronikës.

Ndërsa sipas ekspertit të shëndetësisë, Bujar Vitia kjo nuk është hera e parë që drejtorët nga QKUK japin dorëheqje për këtë arsyje.

“Kjo nuk është hera e parë që dorëhiqen drejtorët e klinikave të ShSKUK-së për shkak të presioneve. Por konsideroj që në rastin e Klinikës së Nefrologjisë është shqetësuese edhe për faktin e presionit që i ka përmendur doktoresha Mimoza dhe konsideroj që duhet ta alarmimi Ministrinë e Shëndetësisë dhe bordin drejtues të ShSKUK-së, sepse në këtë klinikë përdoren materiale të cilat kanë kosto mjaft të lartë me miliona euro brenda një viti”, u shpreh Vitia.

Në lidhje me këtë qështje televizioni ka dërguar pyetje edhe Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët janë shprehur se menaxhimi i stafit në QKUK është kompetencë e SHSKUK-së dhe jo e tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Ndalohen për 48-orë të dy të dyshuarit për krime lufte

Ndalohen për 48-orë të dy të dyshuarit për krime lufte

Kurti dhe admirali i NATO-s flasin për zgjerimin e bashkëpunimit

Kurti dhe admirali i NATO-s flasin për zgjerimin e bashkëpunimit

Stones firmos për dy vjet me Interin

Stones firmos për dy vjet me Interin

Bayerni garanton qëndrimin e Olises

Bayerni garanton qëndrimin e Olises

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Dukagjini synon eliminimin e Luganos

Dukagjini synon eliminimin e Luganos

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Kualifikimi, misioni i Dritës ndaj Florianas

Kuvendi i Malit të Zi miraton dy ditë pushim të paguar për gratë me menstruacione të dhimbshme

Kuvendi i Malit të Zi miraton dy ditë pushim të paguar për gratë me menstruacione të dhimbshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën