TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dorëhiqet Bordi për Trajtimin Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Dorëhiqet Bordi për Trajtimin Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike

Të paqarta mbesin arsyet pse anëtarët e Bordit për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike, ia paraqitën dorëheqjen ministrit të Shëndetësisë. Televizioni gjatë ditës ka kontaktuar si me kryesuesen e Bordit dhe anëtarët e tjerë, ashtu edhe me Ministrinë e Shëndetsisë, por ata nuk i kanë treguar arsyet e dorëheqjes së bordit.

Nga Ministria e Shëndetësisë, përmes një përgjigje elektronike, thanë se kërkesën për dorëheqje do ta shqyrtojë ministri Rifat Latifi, me t’u kthyer nga ShBA-ja.

“Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka pranuar një email nga kryesuesja e Bordit sa i përket kërkesës për dorëheqjen e Bordit për Trajtim jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike. Ju njoftojmë që kërkesa në fjalë do të shqyrtohet gjatë javës së ardhshme pas kthimit të ministrit Latifi nga vizita zyrtare në SHBA”, tha Lumturije Bekaj, këshilltare e ministrit Rifat Latifi.

Përderisa arsyet e dorëheqjes së anëtarëve të bordit nuk dihen, Kosova vazhdon t’i mbetet borxh institucioneve private shëndetësore ku qytetarët po kërkojnë shërim.

Në një përgjigje për televizionin Fondi për Sigurime Shëndetësore ka thënë se 770 mijë është vlera e lëndëve të gatshme për pagesë teksa për afër 10 milion euro janë sjellur faturat për shërbimet e ofruara.

Nga fondi thanë se që nga fillimi i vitit për shërim jashtë vendit janë bërë 467 aplikime kurse shuma e shpenzuar është mbi 2 milionë euro.

“Në vitin 2022 (deri sot) kanë aplikuar 467 raste ndërkaq shuma e shpenzuar deri tani (2022) është 2,132,353.75€. Mjetet në dispozicion deri në fund të vitit 2022 janë: 5,137,646.25€”, thuhet nw përgjigjen e fondi për Sigurime Shëndetësore.

Bordi që dha dorëheqje të mërkurën udhëhiqej nga Kadrie Sherifi, kryesuese dhe anëtarët Arben Grazhdani, Vildane Goga, Fakete Haziri dhe Semra Mecihan.

Raporti i gazetarit Gojart Jashari.

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot me diell

Mjegull në orët e mëngjesit, gjatë ditës kryesisht me diell – moti për javën e ardhshme

Përkujtohet Mujë Krasniqi e 40 bashkëluftëtarët e tij

Përkujtohet Mujë Krasniqi e 40 bashkëluftëtarët e tij

Auto Draft

“Janë jashtë standardit tonë”- qytetarët ankohen për rritjen e çmimit të banesave

Auto Draft

Ndikimi i mosvotimit të buxhetit e prek edhe Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Mot me diell

Mjegull në orët e mëngjesit, gjatë ditës kryesisht me diell – moti për javën e ardhshme

Përkujtohet Mujë Krasniqi e 40 bashkëluftëtarët e tij

Përkujtohet Mujë Krasniqi e 40 bashkëluftëtarët e tij

Auto Draft

“Janë jashtë standardit tonë”- qytetarët ankohen për rritjen e çmimit të banesave

Auto Draft

Ndikimi i mosvotimit të buxhetit e prek edhe Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Shifër rekord për një klub të Serie A, Interi regjistron fitim historik për sezonin 2024/25

Interi me fitore del në vend të parë

Abdixhiku thirrje mërgimtarëve: Po qe nevoja edhe në këmbë, më 28 dhjetor ejani në Kosovë

Abdixhiku thirrje mërgimtarëve: Po qe nevoja edhe në këmbë, më 28 dhjetor ejani në Kosovë

Si e tronditën botën fotografitë e Ron Haviv për krimet që u kryen në Kosovë dhe Bosnje

Sfidat e raportimit nga zonat e konflikteve, Ron Haviv flet për misionin e fotoreporterëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën