TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Dora që përkundi heronjtë” – Nënë Zahide Jashari me shtatore në Skenderaj

Qytetarët e Skenderajt e kanë mirëpritur vendosjen e shtatores së Zahide Jasharit në oborrin e institucionit parashkollor “Nëna Zahide” në Skenderaj. Skulptori që e punoi këtë shtatore, Sabri Behramaj, tregon se si i erdhi ideja që nënën e Adem e Hamëz Jasharit ta rikthej përjetësisht në vendlindje përmes shtatores.

by Fidan Zejnullahu
7 muaj ago
0 0
A A

Është dora që përkundi heronjtë.E para saj edhe djepi tradicional shqiptar.
Bëhet fjalë për Zahide Jasharin nga Llausha e Skenderajt.

Në këtë formë të mërkurën, përmes shtatores, nëna që rriti Adem e Hamëz Jasharin, u rikthye përjetësisht në vendlindje.

Kjo e fundit, u vendos në oborrin e institucionit parashkollor “Nënë Zahidja” në Skenderaj.

E skulptori që e punoi këtë shtatore, tregon se si erdhi deri tek ideja.
“Unë kam pasur një ftesë prej kryetarit të komunës, Fadil Nura, që të takohemi dhe të diskutojmë për një ide. Fillestare ideja ka qenë të bëhet një bust këtu pranë çerdhes që mban emrin e nënës Zahide dhe gjatë muhabetit e sipër, jemi dakorduar që të bëhet nëna Zahide duke e përkundur djepin”, ka thënë Behramaj, skulptor.

Sipas Behramajt, punimet zgjatën afër 3 muaj.

Ndërsa u përkryen, më 18 qershor në Ditën e Çlirimit të Skenderajt.

“Historikisht dihet që nëna Zahide është një nënë e madhe, një nënë që ka lind heronj, trima, i ka përkund dhe ata njerëz më atë edukatë e kanë ndërruar historinë e Kosovës, kjo është simbolika e djepit. 2:20 Nuk është menduar ndonjë person i caktuar (fëmija në djep), nëna Zahide ka rritur shumë fëmijë e mbesa dhe në mënyrë simbolike kemi dashur ta paraqesim këtë”, ka thënë tutje Behramaj.

Këtë shtatore, e mirëpritën qytetarët e Skenderajt.
“Po të ishte edhe busti i nënës time, ma mirë nuk do ta kisha prit. E përgëzoj Komunën e Skenderajt, por është dashur ende me herët”, ka thënë Hoti ish ushtari i UÇK-së.

“Normal që e kemi pritur mirë, është dashur edhe me herët. Ajo është e shenjtë, ajo familje është e shenjtë.  Patjetër që duhet të respektohen”, është shprehur një mërgimtar.

“Pak e vonuar kisha thënë, por më rëndësi tash është. Normal që kur ka gjëra të mira, të bën krenar”, është shprehur qytetari nga Skenderaj.

Ndryshe, pak metra më tutje, ndodhet edhe sheshi që mban emrin e të birit të Zahide Jasharit.

Në të është vendosur edhe shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jasharit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Nga videoregjistrimet u zbuluan trende të parregullta të votave

Krasniqi: Nga videoregjistrimet u zbuluan trende të parregullta të votave

Pantina: Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht manipulimin e votave, përgjegjësia s’duhet të ndalet te komisionerët

Pantina: Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht manipulimin e votave, përgjegjësia s’duhet të ndalet te komisionerët

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Real Madridi “shkel” Monacon

Real Madridi “shkel” Monacon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën