Boksierja Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në turneun “Strandja” në Sofje të Bullgarisë.
Në finale të kategorisë deri 60 kilogramë, Donjeta e mposhti boksieren nga Kazakistani, Rimma Volossenko. Ndaj saj dominoi plotësisht për fitore 5:0.
Donjeta ka shënuar tri fitore në turneun në Sofje të Bullgarisë.