Luka Donçiq e LeBron James shënuan së bashku 63 pikë, në fitoren e tetë rresht të Los Angelos Lakers, që të enjten mbrëma e mposhti New York Knicks pas shtesës.
Slloveni Donçiq i realizoi 32 pikë, pati edhe 12 asistime e tetë kërcime ndërsa James i shënoi 31 pikë, katër prej tyre në çastet vendimtare, derisa Lakers triumfoi 113:109 në periudhën shtesë.
Që nga ardhja e Donçiqit te Lakers skuadra ka një rekord prej 9 fitoreve e dy humbjeve duke qenë në pozitën e dytë në Konferencën perëndimore me 40 fitore e 21 disfata.
Jalen Brunson ishte i pandalshëm te Knicks me 39 pikë e 10 asistime, por ai lëndoj nyjën e djathtë të këmbës dhe u desh të largohej nga loja.